Festim Kabashi njoftoi të enjten se ka paraqitur dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit Publik të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Kabashi tha se këtë vendim e ka marrë për shkak të presionit nga Bordi lidhur me një raport të Zyrës Kombëtare të Auditimit, i cili siç tha, nuk lidhet fare me punën e tij profesionale.
“Një e gjetur e ZKA-së, që s’lidhet aspak me punën time profesionale, (e shndërruar në kauzë fiktive nga elementë të caktuar), ka muaj që po shfrytëzohet nga Bordi si mjet presioni ndaj drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për të gjetur zgjidhje për të më larguar nga pozita e drejtorit të Televizionit”, shkroi ai në Facebook.
“Duke parë se një situatë e tillë po pamundëson shtyrjen përpara të projekteve, e si rrjedhojë po reflekton në shumë aspekte në funksionimin e RTK-së, ju njoftoj se i kam dorëzuar drejtorit të përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, kërkesën për lirim nga detyra, pasi me asnjë çmim nuk mund të lejoj që integriteti im profesional e njerëzor të nëpërkëmbet”.