Ajo ka thënë se mësimi nëpër shkollat e vendit nuk ka filluar për shkak të kokëfortësisë të kryeministrit Albin Kurti, i cili nuk po përmbush kërkesat e mësimdhënësve, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se Kurti është duke refuzuar të dialogojë me sindikatat për të zgjidhur çështjen e grevës.
Postimi i plotë:
Se a duhet të fillojë mësimi është pyetje që nuk duhet shtruar. Pyetja është pse nuk po fillon mësimi. Përgjigjen e keni tek kokëfortësia e Kryeministrit dhe refuzimi i tij për dialog social. /Lajmi.net/