9/16/2025 10:44:33 PM

Fushë Kosovë: Policia zbarkon në shtëpinë e të dënuarit me burgim, e gjen të fshehur në dollap

Duhet të lexoni

Personat e kërkuar nga Policia shfrytëzojnë rrugë e metoda nga më të ndryshimet për t’iu shpëtuar prangave. Ikjet me veturë, ndërrimi i të dhënave, maskimi e lëvizjet nëpër pjesë ku s’ka fort qarkullim, janë vetëm disa prej tyre. Por një mënyrë pak më ndryshe e ka zgjedhur në person që po kërkohej tash e një kohë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari është gjetur nga Policia i fshehur në dollapin e dhomës, në banesën e tij, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

Deri te arrestimi i tij erdhi pasi Policia mori informacionin se i njëjti ndodhet në banesë, duke vënë kështu në lëvizje zyrtarët policorë, të cilët zbarkuan aty në orët e mbrëmjes. Pas kontrollit të banesës, tentativa për t’u fshehur i shkoi huq, pasi i dyshuari u kap mat nga Policia.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për K.B., 31-vjeçar, i cili ishte shpallur fajtor për një rast të mëhershëm, dhe i njëjtit ishte dënuar me tri vite burgim, vendim ky i shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, i riu është dërguar në Qendrën e Paraburgimit, për ta vuajtur dënimit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate