9/17/2025 2:04:54 AM

Ja titujt e rinj që marrin fëmijët e Kate dhe Uilliam, shifrat 'marramendëse' të pasurisë së tyre

Duhet të lexoni

Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, titujt brenda familjes mbretërore ndryshuan, teksa djali i saj Charls u shpall mbreti i ri.

Mbreti Charles III njoftoi në fjalimin e tij të parë publik drejtuar kombit të premten, se Uilliam po ndjek hapat e babait të tij si Princi i Uellsit. Dhe Kate është bërë personi i parë që nga Diana, që përdor titullin e Princeshës së Uellsit  dhe kjo do të thotë se tre fëmijët e tyre tani do të njihen si Princi George i Uellsit, Princesha Charlotte e Uellsit dhe Princi Louis i Uellsit.

Duke iu drejtuar vendit, Mbreti, 73 vjeç, tha: "Sot, jam krenar që të shpall Uilliamin si Princin e Uellsit, vendin, titullin e të cilit kam qenë kaq i privilegjuar të mbaj gjatë gjithë jetës dhe detyrës sime.

"Me Katerinën pranë tij, Princi dhe Princesha jonë e re e Uellsit, e di, do të vazhdojnë të frymëzojnë dhe udhëheqin me devotshmëri."- vazhdoi ai.

Dhe me marrjen e titullit të ri, rritet dhe vlera e pasurisë individuale që fëmijët zotërojnë.

Edhe pse vetëm 9 vjeç, pasuria individuale e Princit Xhorxh vlerësohet në 500,000 £, por pritet të rritet nga ajo që do të trashëgojë nga familja e tij, duke e çuar vlerën e tij neto të vlerësuar deri në 2.4 miliardë paund.

Si Mbreti i ardhshëm pas Uilliam, Xhorxhi do të kishte akses në fonde të tilla si Dukati i Lancasterit, si dhe nga qeveria përmes Grantit Sovran sapo të rritet. Vlera e tij neto ndikohet nga trashëgimia e tij e ardhshme, por edhe nga ndikimi global që ai ka pasur në ekonomi, veçanërisht në industrinë e modës.

Princi George dhe Princesha Charlotte adhurohen për veshjet e tyre në modë, me prindërit në mbarë botën që përpiqen të riprodhojnë veshjet.

Ndikimi i Princit në modë është quajtur efekti "Prince George", por ndikimi i tij në ekonomi u zbeh nga motra e tij më e vogël.

Sipas një studimi të vitit 2021 nga Electric Rides on Cars, ndikimi i Charlotte në ekonomi ishte 1 miliard paund më i madh se vëllai i saj.

Studimi vlerësoi se pasuria e saj neto ishte 3.26 miliardë paund, që nga viti 2021, me Charlotte që duket se do të bëhej e reja mbretërore më e pasur në familje.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate