1/13/2026 4:43:47 AM

'E ardhmja e Erdoganit varur tek Rusia'

Duhet të lexoni

Turqia po thellon marrëdhëniet tregtare me Rusinë pavarësisht sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Vëzhguesit politikë thonë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mund të mbështetet tek Rusia për të ndihmuar në lehtësimin e problemeve ekonomike në rritje të Turqisë, ndërsa ai përballet me zgjedhjet për një mandat tjetër vitin e ardhshëm. Korrespondeti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli.

Moska dërgoi së fundmi pesë miliardë dollarë në Turqi, duke përmendur si arsye ndërtimin e një centrali bërthamor në këtë vend. Po sipas Rusisë, dhjetë miliardë të tjera do të dërgohen në javët e ardhshme.

Futja e monedhës së fortë në vend, dollarit, është një zhvillim i mirëpritur për Presidentin Rexhep Tajip Erdogan përpara fushatës për t’u rizgjedhur në vitit 2023, ndërsa monedha vendase, lira, ka rënë dhe inflacioni ka arritur në gati 80 për qind.

“Duke ndihmuar Rusinë që t’u shmanget sanksioneve, Turqia siguron një sasi të mirë të ardhurash për bilancin e saj të pagesave dhe kjo do ta ndihmonte atë (Ankaranë) të forconte lirën, të ulte inflacionin dhe Erdoganin të fitojë zgjedhjet”, thotë Timothy Ash, përfaqësues i ‘Bluebay Asset Management’ kompani financiare në Londër.

Për të mbrojtur lidhjet e tij të ngushta me Vladimir Putin-in, zoti Erdogan ka refuzuar të zbatojë sanksionet perëndimore kundër Rusisë. Më herët gjatë këtij muaji, në vendpushimin e Detit të Zi në Soçi, dy udhëheqësit mbajtën bisedime në funksion të rritjes së mëtejshme të lidhjeve tregtare.

Prej sulmit në Ukrainë më 24 shkurt të këtij viti, Turqia ka dyfishuar importet ruse të naftës.

Oligarkët rusë vazhdojnë të ankorojnë superjahtet e tyre në limanet turke, duke e ditur se autoritetet turke nuk do t'i konfiskojnë ato.

Analistët thonë se zoti Erdogan është bërë një aleat i vlefshëm i zotit Putin.

“Turqia është shndërruar de fakto në një kalorës të zi. Në gjuhën akademike, kjo do të thotë një shtet, që është i gatshëm të ndihmojë një vend ndaj të cilit rëndojnë sanksione, të paktën për t'i zbutur ato. Dhe Rusia e sheh Turqinë nën këtë dritë, që mund të jetë e dobishme në drejtim të zhvillimit të lidhjeve të saj ekonomike, ndërsa kompanitë perëndimore largohen nga vendi", thotë Maria Shagina, nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Turqia dhe Kombet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje për të eksportuar grurin ukrainas në tregjet botërore dhe operacionet e saj të eksportit e kanë bazën në Stamboll. Presidenti Erdogan pretendon se ka meritë në arritjen e marrëveshjes, duke thënë se ajo u bë e mundur vetëm për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me zotin Putin.

Analistët paralajmërojnë se presidenti rus mund t'i shfrytëzojë marrëdhëniet me zotin Erdogan dhe rritjen e varësisë së Turqisë ndaj Rusisë, për të anashkaluar sanksionet perëndimore ndaj teknologjisë duke e futur Ankaranë në një kurs përplasjeje me aleatët e saj.

“Për mendimin tim ajo çfarë do krijonte ndarjen do te ishte teknologjia e lartë. Si në fushën civile, ashtu edhe në atë ushtarake, Rusisë i mohohet teknologjia e lartë, për të dëmtuar linjat e saj të furnizimit. Dhe nëse kompanitë turke përdoren për të importuar mallra të ndaluara për t'ia kaluar ato Rusisë më pas, kjo do të kërkonte që edhe ndaj Turqisë të vendoseshin sanksione”, thotë Atilla Yesilada, me firmën ‘Global Source Partners’ një kompani e specializuar për tregjet financiare me bazë në Nju Jork.

Në kushtet kur Turqia po vuan nga një situatë ekonomike e dobët, sanksionet, paralajmërojnë analistët, do të shkaktonin një krizë shkatërruese financiare. Në të njëjtën kohë, analistët thonë se zoti Erdogan “ka vënë bast për Rusinë”, me shpresën se tregtia dhe mbështetja ruse do të rigjallërojë ekonominë e vendit të tij përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm./ VOA


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate