Vajza që shihni në foto është Svetlana Timofoeva.
33-vjeçarja me origjinë ruse një ditë më parë u ndalua pranë uzinës së armëve në Gramsh, teksa së bashku me miqtë e saj sulmuan dy ushtarë.
E reja identifikohet në instgram me emrin Lana Sator, teksa duket e interesuar dhe fokusuar në fotografimin e objekteve të vjetra, të braktisura kryesisht atyre ushtarake.
Pas një kërkimi të bërë , në profilin e saj 33-vjeçarja ruse shkruan se është fotografe dhe gjithashtu guidë e tuneleve në Gjeorgji.
Duket se Sator tregon një interes të veçantë për vendet ish-komuniste dhe mbi të gjitha republikat e Bashkimit Sovjetik, mbi rrëzimin e të cilit ajo ka punuar edhe në një dokumentar.
Ndërkohë 25-vjeçari ukrainas me inicialet F.A, ndërsa shkruan se është inxhinier kompjuterash, e kishte vizituar edhe më herët Shqipërinë, kur një vit më parë kishte qenë edhe në tunelin e Porto Palermos.
Edhe pse të rinjtë kanë deklaruar se janë blogerë, është e paqartë dhe dyshuese sjellja e tyre dhe sulmi me spray neuro-paralizues ndaj ushtarëve në Gramsh.