12/25/2025 3:02:15 AM

Shqetësuese, vendosen antena ilegale për telefoni mobile në veri

Duhet të lexoni

Disa informata shqetësuese ka pranuar Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se është shtuar numri i antenave dhe operimeve të pa autorizuara nga operatorët e telefonisë mobile në veri dhe në disa pjesë të tjera të Kosovës.

Në anën tjetër, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), vazhdon ta ndëshkojë Telekomin e Kosovës nga 5 mijë euro për çdo muaj për mosimplementim të kodit shtetëror +383.

Kështu ka thënë për KosovaPress, kryetari i bordit të ARKEP-it, Nazim Rahimi, për çka bëri me dije se kanë ngritur një njësit për verifikimin e tyre që pritet të ndodhë javën tjetër në atë pjesë të Kosovës.

“Konfirmoj me bindje të plotë se në territorin e Republikës së Kosovës nuk kemi operime ilegale të operatorëve mobil që nga marrëveshja e Brukselit në vitin 2015. Mirëpo, ne disa shqetësime i kemi pranuar këto ditë dhe kemi ngritur një njësit, i cili shumë shpejt do të bëj verifikimin në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe matjet që do të realizohen në veri të Kosovës… Ka pasur informata për ngritje të shqetësimeve se është shtuar numri i antenave dhe operime të pa autorizuar e kështu më radhë që ne do t’i verifikojmë dhe do të dalim me qëndrim zyrtarë pas matjeve dhe verifikimeve që do t’i bëjmë gjatë javës së ardhshme”, thekson Rahimi.

Sa i përket Telekomit të Kosovës, Rahimi në një intervistë për KosovaPress, thotë se kjo kompani publike përshkak të krizës financiare ende nuk po arrin ta implementojë në tërësi migrimin e numrave që kërkohet me kodin e ri.

Rahimi thotë se mbeten të përkushtuar që me menaxhmentin e Telekomit dhe institucionet tjera të gjejnë një zgjidhje për implementimin e këtij kodi shtetëror.

“Për sa i përket Telekomit, është e vërtet se kjo kompani ka borxhe ndaj ARKEP-it, të cilat ne jemi duke i diskutuar edhe me Telekomin, por edhe me instancat qeveritare për çka mendoj se shumë shpejt do të bëhet një zgjidhje konkrete dhe të përfundojë kjo periudha e borxheve ndaj ARKEP-it…Absolutisht për çdo muaj për mosimplementim të kodit shtetëror ndëshkohet me 5 mijë euro në muaj. Kjo është vazhdimësi dhe deri në momentin e implementimin e kodit +383, jo vetëm Telekomi por edhe operatorë të tjerë do të ndëshkohen në rast se nuk kanë implementuar”, thotë Rahimi.

Kreu i bordit të ARKEP, Rahimi beson se me mjetet e ndara me buxhetin 2022, për subvencionim të Telekomit, kjo kompani do arrijë të bëjë zgjidhje.

Derisa ai bëri të ditur se borxhi i Telekomit ndaj ARKEP-it ka arrit rreth 10 milionë euro.

“Për shkak të problemeve financiare ka arrit deri tash, por jemi optimist që në këtë vit, por edhe në vitin vijues ku Telekomit i janë para parë një vlerë e caktuar subvencionimit besoj që kjo çështje do të zgjidhet në bashkëpunim me Telekomin dhe institucionet qeveritare. Vlera është diku 9.7 milionë euro”, thotë ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate