Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një plazh në Tailandë, ku pushuesit u shokuan teksa deti nxori në sipërfaqe trupin e një gruaje të zhveshur, e cila dukej e vdekur..
Të tronditur nga pamja, ata lajmëruan menjëherë autoritetet, ndërsa dyshohej se gruaja mund të ishte vrarë dhe të ishte hedhur në det për të humbur gjurmët. Megjithatë, autoritetet zbuluan se e vërteta nuk ishte aspak kështu.
Trupi rezultoi që ishte një kukull seksi prej silikoni, e ndërtuar në Japoni, me pamje tepër reale. Oficerët që ndoqën vendin e ngjarjes e identifikuan trupin misterioz si një kukull seksi hiper-realiste nga Japonia, pjesë e markës "AV idol".
