12/29/2025 10:03:19 PM

“Injorancë, deluzion” – Çitaku çuditet me postimin e këshilltarit të Kurtit

Duhet të lexoni

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar në një postim Hysamedin Ferajt, këshilltarit të kryeministrit Kurti i cili dje në një postim u lëshua në konkluza në lidhje me takimin e të parit të Qeverisë me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Çitaku, deklaratat e Ferajt i ka quajtur injorancë, shkruan lajmi.net.

“Ka pasë thanë një i ditur para shumë kohe, gjithësia edhe ndoshta ka fund, po injoranca e njeriut është definitivisht e pafund”, ka shkruar Çitaku për Ferajn.

Reagimi i Çitakut erdhi pasi Feraj postoi fotografinë nga konferenca e Kurtit me Stoltenberg, e në të cilën tha se prapa Kurtit qëndron flamuri i NATO-s, e prapa Vuçiqit, në takimin tjetër, qëndron ai i Serbisë.

Sipas tij, kjo tregon se Stoltenberg e Kurti janë më flamur të përbashkët, e Vuçiq me flamur të vetmuar.

Tutje, në një koment të radhës, nënkryetarja e PDK-së ka treguar se mosvendosja e flamurit të Kosovës në konferencë me Kurtin, ka të bëjë me faktin se katër shtete anëtare të NATO-S nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Mosvendosja ka te beje me faktin qe 4 antare te NATO nuk na njohin. Keshtu si eshte pritur Kurti jane pritur te gjithe KM te Kosoves. Po asnje nga keshilletaret e kryemnistrave atebote nuk kane dale me deklarata te tilla. Kjo cka ka bere ky eshte delusion”, deklaroi Çitaku. /Lajmi.net/

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate