12/29/2025 2:35:49 PM

REL: Scholz e Macron i kanë kontaktuar Kurtin e Vuçiqin para takimit

Duhet të lexoni

Ndonëse Kosova dhe Serbia– nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – nuk arritën marrëveshje për targat dhe dokumentet serbe më 18 gusht, zyrtarë të BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë (REL) se janë optimistë që një pakt mund të arrihet në ditët në vijim.

Duke folur në kushte anonime, disa zyrtarë të BE-së, kanë thënë se “ky rund i takimeve nuk do të konsiderohet i përfunduar pa u arritur marrëveshja”.

Sipas tyre, në mbrëmjen e 18 gushtit, edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Escobar ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, disa herë gjatë këtyre dy ditëve në Bruksel.

Burimet diplomatike në Bruksel pohojnë se ka pasur angazhim edhe të disa liderëve perëndimorë, të cilët kanë kontaktuar ditëve të fundit Kurtin dhe Vuçiqin, për t’i inkurajuar në arritjen e një marrëveshjeje dhe evitimin e përshkallëzimit të situatës.

Në mesin e tyre, burimet diplomatike përmendin, kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

“Shumë liderë ndërkombëtarë kanë shprehur pritjet e tyre nga takimet e këtyre dy liderëve. Këtë e kanë kuptuar edhe vetë liderët. Edhe pse nuk patëm marrëveshje për rrugën finale sesi të adresohet çështja, procesi po vazhdon”, kanë thënë burimet brenda BE-së.

Takimi i së enjtes shënon herën e tretë që Kurti e Vuçiq kanë realizuar takime në Bruksel, në kuadër të dialogut.

Sipas burimeve të REL-it, procesi i dialogut po vazhdon dhe se i dërguari i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, ka vazhduar kontaktet me dy liderët edhe pas përfundimit të takimeve.

Sipas tyre, “pas takimeve ndjenjat janë të përziera, në njërën anë ka elemente inkurajuese, e në anën tjetër palët kanë mbajtur qëndrime kundërshtuese për shumë pika”.

Burimet diplomatike kanë treguar se takimet e së enjtes janë ndarë në dy pjesë, dhe se fillimisht është diskutuar për të ardhmen e raporteve mes dy vendeve.

“Liderët diskutuan se si i shohin raportet në të ardhmen dhe si të mbërrihet deri te normalizimi. Ishte diskutim i mirë, por do të ishte naive të pritej marrëveshje tani. Ata më shumë nuk u pajtuan, sesa u pajtuan. Por ishte diskutimi i tyre më i mirë deri më tani. Dhe u pajtuan se do të kenë takime të rregullta. U pajtuan se do të kenë diskutime një herë në muaj”, ka thënë ky burim.

Në pjesën e dytë është diskutuar për mospajtimet aktuale.

Sipas burimeve të BE-së, diskutimi ka qenë i fokusuar edhe janë bërë propozime të ndryshme.

“U diskutua edhe çështja e energjisë. Ka vonesa në zbatimin e udhërrëfyesit, por kjo mund të përmirësohet shumë shpejt. Kemi identifikuar se çfarë hapat të rinj duhet të merren. Nuk ka elemente që nuk mund të zbatohen. Por na duhet përkushtim nga të dyja palët” kanë thënë burimet brenda bllokut evropian.

Sipas tyre, Serbia e ka ngritur çështjen e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë Marrëveshjet e arritura për çështjen e Asociacionit. Por, Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Burimet e REL-it kanë thënë se negociatat e ardhshme mund të zhvillohen në nivel të kryenegociatorëve dhe se mund të rritet presioni për të gjetur zgjidhje, ashtu që të shmanget përshkallëzimi i situatës më 1 shtator.

“Nuk duam të shohim më 30 gusht apo 1 shtator, situatën që pamë më 31 korrik dhe 1 gusht” ka thënë në BE.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate