12/23/2025 11:43:24 PM

Rrëmbehet si në filma 18-vjeçarja në Mitrovicë, rrëmbyesit ia prejnë flokët dhe e torturojnë për disa orë

Duhet të lexoni

Një rrëmbim si në filma ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, kur disa persona kanë dalë nga një makinë, me ç’rast kanë rrëmbyer një 18-vjeçare. Gjithë ngjarjen e ka rrëfyer në spital vet vajza e cila ka treguar detajet se si u mbajt e mbyllur për disa orë.


Burimet e Sinjalit nga Spitali kanë bërë të ditur se vajza është pranuar në orët e mbrëmjes, me lëndime të dukshme dhe në gjendje te keqe emocionale, për çka janë ngritur dyshimet.

Ajo i është nënshtruar menjëherë trajtimit mjekësor, ndërkohë që me pas ka përshkruar se si ndodhi rasti. Me flokë të prera nga rrëmbyesit e lëndime e plagë ne fytyrë, sipas burimeve në spital, vajza ka treguar se kanë qenë disa persona që ia kanë prerë rrugën derisa po ecte pas orës 19:00.

Ata dyshohet se e kanë futur me zor në një veturë, ku nga ai moment vajza s’ka parë gjë me sy, pasi ia mbyllën sytë. Krejt kjo ngjarje si në filma dyshohet se ka zgjatur për disa orë, ku u zbulua se vajzën e keqtrajtuan fizikisht dhe ia shkurtuan flokët, në një lokacion ku u dërgua nga rrëmbyesit.

Për shkak të lëndimeve të rënda, viktima është transportuar në Qendrën Klinike Universitare , ndërsa motivi i rrëmbimit akoma nuk dihet, por detajet që u kuptuan janë tronditëse.

Për rastin është venë edhe Prokuroria dhe sipas burimeve nga atje, 18-vjeçarja është lëshuar nga rrëmbyesit pas disa orësh dhe familjarët e kanë dërguar në spital.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “rrëmbim”, teksa hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe mbledhjen e provave që zbardhin ngjarjen po vazhdojnë


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate