12/25/2025 9:28:09 PM

“Kush shkon në Foltore është i gënjyer nga Berisha”, Grida Duma: Ai flet në emër të humbjes, jo të demokracisë

Duhet të lexoni

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Kjo Javë” ku foli për situatën politike brenda partisë.

Duma tha se vendimi i kryetarit Lulzim Basha për nuk është çështje e demokracisë së partisë.

Për demokratët që shkojnë në Foltore, Duma tha se janë të gënjyer nga Berisha ndërsa shtoi se ky i fundit flet në emër të humbjes jo demokracisë.

“Jemi në situatën që ndasitë duken se nuk gjejnë gjuhën e kompromisit. Unë u jam drejtuar demokratëve të mos përçahen në jetën e tyre. Çfarëdo lloj vijimi të jetë jeta politike do vijojë personalisht. Pas një kohe do i kujtohet se kush njerëz i kanë folur sinqerisht. Demokratët duhet të tregohen të mençur për veten e tyre. Kryetari i partisë ka marrë një vendim për ta forcuar PD-në dhe për ta sjellë në pushtet.  Është e paarsyeshme sot të ndjekësh nevojat personale të dikujt. Basha është institucioni i partisë, ka mbajtur ekuilibra përtej eficencës. Më thërret qartësia që në politikë jemi gjatë. Familja demokratike janë demokratët që unë them që i dalloj në sy nga socialistët, familja e atyre njerëzve që kanë kaluar ato çfarë kanë kaluar dhe të shikojnë përpara mos të merren me hakmarrje.  Demokratët e kanë falur shumë herë lidershipin e partisë. Tani lidershipi politik nuk mund t’i drejtohet demokratëve përçahuni. Ai që e bën këtë duhet t’i rëndojë shumë. Ata që shkojnë në Foltore janë të gënjyer nga Sali Berisha. Nëse si do të kishte për të thënë diçka për demokracinë e brendshme, Sali Berisha duhej ta bënte pas zgjedhjeve, kur zgjedhjet për kryetar partie nisën. Mos të shkonte të votonte me dy gishta tek kutia e votimit. Vendimi i Bashës për Berishën nuk është çështje e demokracisë së partisë. Nëse Berisha do të ishte në vendin e Berishës, pavarësisht se kush do të ishte ai person do ta kishte përjashtuar brenda momentit. Sot Berisha flet në emër të humbjes jo të demokracisë. Berisha nuk e zbuloi personalitetin e Lulzim Bashës. Nëse është dikush që duhet t’i kërkojë llogari është rekomandimi i Sali Berishës për Lulzim Bashën. Unë nuk kam dëgjuar t’i thotë Lulzim Bashës jep dorëheqjen. PD dhe asnjë parti në Ballkan nuk i mundet në këtë realitet politik të fitojë asnjë palë zgjedhje nëse është me SHBA-të kundër,  tha ajo./albeu.com


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate