12/21/2025 2:13:34 AM

Rama: Porti i ri i Durrësit do të ndryshojë përgjithmonë Shqipërinë

Duhet të lexoni

Kryeministri shqiptar, Edi Rama e cilësoi ndërtimin e portit turistik të Durrësit, si mundësinë që jo vetëm qyteti ku do të bëhet ky investim, por e gjithë Shqipëria të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë.

I pranishëm në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a, kryeministri tha se nëse hedhim sytë sot dhe shohim Malin e Zi, ku kanë rrogat më të larta në rajon, duhet të kuptojmë se gjithçka nisi nga “Port of Monte Negro”.

Rama theksoi gjithashtu se në këtë projekt madhështor shteti shqiptar do të jetë aksionar bashkë me kompaninë investitore.

“Ky është një projekt që do të ndryshojë përgjithmonë jo vetëm Durrësin, por gjithë Shqipërinë. Me ndërtimin e këtij porti të rritet eksponencialisht vlera e pasurisë së të gjithë qytetarëve të Durrësit, do të rritet vlera e të gjitha hoteleve në vijën bregdetare. Këtu është fjala për imazhin komplet tjetër që do të ketë Shqipëria në botë. Nëse sot pagat në Malin e Zi janë më të larta në rajon kjo nisi me “Porto Monte Negro”. Durrësi do të jetë porti më i madh i Mesdheut, do të jetë port binjak i marinës së Dubait”.

“Ky port hap një perspektivë të re. Shteti shqiptar në këtë port nuk do të jetë siç është parafytyruar dikur si thjeshtë etniteti që i jep tokën një investitori, shteti shqiptar aty do të jetë aksioner. Shteti është ortak kur ata që negociojnë mendojnë për shtetin dhe jo për veten e tyre. Porti turistik i Vlorës ndërkohë ka filluar, në Sarandë po ashtu ka filluar, po punojmë për projektin e Shëngjinit”, u shpreh kryeministri./abcnews/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate