Të dielën që lamë pas, në parkun Gërmia, u zhvillua nata e katërt, njëkohësisht edhe e fundit e festivalit “Sunny Hill” për këtë vit.
Përveç artistëve, të shumtë ishin edhe pjesëmarrësit nga ana e publikut të cilët përcollën nga afër përformancat e ndryshme, numri i të cilëve u tha që ishte afër 20 mijë.
Ky numër i madh i pjesëmarrësve, sigurisht përveç atmosferës, ka krijuar edhe telashe të ndryshme.
Përgjatë katër ditëve, por sidomos ditën pas përfundimit të festivalit, shumë persona kanë kërkuar ndihmë që të gjejnë gjerat të ndryshme që atyre u kanë humbur gjatë festivalit.
Në grupin “Network Prishtina”, ka me dhjetëra postime nga persona të ndryshëm, të cilët njoftojnë që gjatë festivalit u kanë humbura gjëra si telefona, kartela bankare, para, dokumente të ndryshme dhe syza.