12/26/2025 3:23:33 AM

Si u përhapën dezinformatat ruse dhe ato kineze për pandeminë?

Duhet të lexoni

Kina dhe Rusia kanë shtyrë përpara dezinformata dhe propagandë rreth origjinës së koronavirusit, metoda të pavërtetuara për shërim si dhe për efikasitet të vaksinave me qëllim që të fitojnë audiencë të huaj dhe të rrisin mosbesimin ndaj qeverive të Perëndimit, prej shpërthimit të pandemisë në qytetin kinez, Vuhan dy vjet më parë, ka thënë një studim.

Strategjitë e përdorura nga politikanët kinezë dhe ata rusë dhe mënyrat si i kanë krijuar këto fushata mediat shtetërore, janë fokus i një studimi të ri të Qendrës për Analizë të Politikave Evropiane (CEPA), të publikuar më 2 dhjetor.

Sipas studimit, ndonëse Kina dhe Rusia kanë luajtur rol kyç në përhapje të dezinformatave dhe propagandës, ato kanë krijuar strategji të ndryshme.

Megjithatë, sipas raportit, të dyja shtetet kanë huazuar dhe kanë ndryshuar fushatat e njëra-tjetrës.

Pekini ka mobilizuar mediat e saj në disa gjuhë, platformat në rrjetet sociale, zyrtarët qeveritarë dhe rrjetet online për të bindur botën se nuk duhet të fajësohet për pandeminë dhe se Kina është partnerja më efikase për të luftuar virusin.

Ndërkohë, rrjetet ruse për dezinformata kanë tentuar të ulin besimin në përpjekjet e Perëndimit për të luftuar koronavirusin, është thënë në raport.

“Rusia ka shfrytëzuar metodat në të cilat veçse ka qenë e zonja edhe në të kaluarën duke përdorur krizat për të nxitur tensione në shoqëritë e huaja”, ka thënë raporti.

“Kina ka huazuar disa mënyra nga Rusia, mirëpo i ka përdorur ato ndryshe, duke pastruar veten dhe duke përhapur teori konspirative në botë”.

Ani pse disa qeveri dhe individë nga e gjithë bota kanë ndihmuar në shtim të dezinformatave të lidhura me vaksinat dhe origjinën e koronavirusit, dhjetëra studime dhe incidente kanë dokumentuar sesi Kina dhe Rusia kanë luajtur rol kyç në përforcimin e komploteve politikisht të përshtatshme që veçse kanë qenë duke qarkulluar.

Raport i CEPA-s synon të analizojë raportet paraprake dhe të kuptojë sesi shtetet kanë rritur përpjekjet gjatë pandemisë në fushën e dezinformatave.

Përpiluesit e raportit kanë mbledhur 144,000 dokumente duke nisur nga artikujt e deri te mesazhet në rrjetet sociale nga zyrtarë qeveritarë rusë dhe kinezë, si dhe media të përkrahura nga shteti në periudhën mars 2020-mars 2021.

“Kina ka huazuar metoda nga Rusia, mirëpo me kufizime”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Edward Lucas, hulumtues i lartë në CEPA dhe një nga autorët e raportit.

“Kina ka tentuar të dërgojë vazhdimisht mesazhe për vetëbesim dhe kapacitetet e Partisë Komuniste, derisa fushatat e Rusisë janë fokusuar më shumë në krijim të kaosit, pavarësisht se nuk kanë qenë në përputhje me versionin zyrtar të Kremlinit”.

Strategji dezinformimi?

Prej vitit 2016, Rusia është parë si lidere në përhapje të dezinformatave, kryesisht për të ndikuar në zgjedhje të rëndësishme kombëtare.

Megjithatë me COVID-19, Kina ka marrë primatin duke rritur përpjekjet për të përhapur teori konspirative rreth origjinës së koronavirusit dhe rregullimit të imazhit të vet.

Propaganda kineze dhe dezinformatat kanë nisur nga kritikat për përpjekjet e Perëndimit për të luftuar virusin, e deri te mbrojtja e politikave të veta për të luftuar pandeminë.

Në raportin e CEPA-s theksohet se narrativët kinezë kanë qenë “kryesisht pozitivë dhe e kanë mbajtur Kinën në qendër të vëmendjes, pa harruar edhe përputhjen e jashtëzakonshme në mes të mediave dhe diplomatëve”.

Por, sipas përpiluesve të raportit, në këtë periudhë ka qenë e shprehur edhe diplomacia kineze e njohur si Ujku luftëtar, pasi ambasadat dhe diplomatë kinezë kanë sulmuar me agresivitet politikat e Perëndimit dhe kanë përhapur teori konspirative.

Sipas gjetjeve të raportit, këto taktika nga Kina janë shtrirë edhe më shumë pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump dhe konservatorë tjerë amerikanë kanë përfolur idenë se koronavirusi mund të ketë dalë nga një laborator kinez.

Këto dezinformata janë përhapur sërish kur administrata e presidentit amerikan, Joe Biden i ka kërkuar komunitetit të inteligjencës që të hartojë një raport për mundësinë e daljes së këtij virusi nga një laborator në Vuhan.

Në përgjigje të kësaj, si mediat shtetërore kineze, ashtu edhe zyrtarët, përfshirë zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, kanë përhapur teori konspirative për origjinën e virusit, duke përfshirë riciklimin e dezinformatave të kohës kur ka shpërthyer pandemia për Fort Detrick, një laborator ushtarak amerikan në Merilland.

Fort Detrick ka qenë për kohë të gjatë në fokus të fushatave ruse të dezinformimit, mirëpo përpjekjet kineze kanë ndikuar që këto teori të përhapen edhe në Perëndim.

Në muajin shkurt, agjencia e lajmeve Associated Press ka publikuar një hulumtim nëntëmujor, sipas së cilit, Kina ka përgatitur fushata digjitale të dezinformimit, ka shfrytëzuar prezencën në rritje në platformat sociale të Perëndimit dhe ka krijuar tregime kinse SHBA-ja e ka krijuar COVID-19 si armë biologjike.

Dezinformatat ruse, ka thënë Lucas, kanë qenë edhe më sporadike, duke nisur nga ngritja e dyshimeve për vaksinat kundër koronavirusit, të krijuara nga Perëndimi, e deri te mbrojtja e efektit të vaksinës ruse, Sputnik V.

Për shembull përdoruesit e rrjeteve sociale në Francë dhe Gjermani kanë raportuar në muajin maj se një grup me bazë në Londër, që kontrollohet nga Moska, ka paguar për përhapje të dezinformatave për vaksinën e prodhuar nga kompanitë Pfizer/BioNTech.

“Për dallim nga Kina, dezinformatat ruse rrallë tentojnë të paraqesin Rusinë si të mirë para një audience të huaj”, ka thënë Lucas.

“Fushatat ruse synojnë të ndajnë shoqëritë dhe të rrisin tensionet që veçse ekzistojnë në Perëndim dhe kjo është diçka që aktorët rusë e bëjnë me vite”.

Përmirësim taktikash

Raporti i Qendrës për Analizë të Politikave Evropiane (CEPA), ka vlerësuar se tentimet kineze dhe ato ruse janë duke ndryshuar vazhdimisht dhe mund të hyjnë në periudhë të rikalibrimit.

Meta, kompania amë e platformave, Facebook dhe Instagram, ka thënë më 1 dhjetor se ka larguar rreth 600 llogari të lidhura me ndikimin kinez, të cilat kanë çuar përpara pretendimet se Shtetet e Bashkuara janë duke i bërë presion Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të fajësojë Kinën për koronavirus.

Lucas beson se edhe pse ka pak të dhëna për bashkëpunim mes Kinës dhe Rusisë, të dyja këto vende vazhdojnë të huazojnë taktika dhe të ndryshojnë propagandën e njëra-tjetrës, ashtu sikurse fushatat e dezinformimit.

Sipas tij, fokusi duhet të drejtohet më shumë në vendet në zhvillim, sidomos në Afrikë, sesa në Perëndim.

Kina ka investuar në operacionet e veta mediale në gjithë kontinentin për vite dhe Rusia ka nisur ta shohë me interes atë rajon.

Lucas ka thënë po ashtu se në kohën e identifikimit të varianteve të reja të koronavirusit dhe mungesës së qasjes së shteteve të varfra në vaksina, Afrika është “tokë pjellore” për propagandën dhe dezinformatat ruse dhe ato kineze.

“Në disa pjesë të Afrikës dhe Azisë ka pakënaqësi të mëdha për shkallën e ulët të vaksinimit dhe qasjen kontrolluese të Perëndimit në vaksina”, ka thënë Lucas.

“Është rrezik kur diçka shkon keq diku, sepse njerëzit kanë më shumë gatishmëri për të dëgjuar mesazhe dhe narrativë që depërtojnë nga jashtë”. /REL/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate