12/17/2025 11:25:45 AM

Harroi ku i kishte fshehur 5 mijë euro, prizrenasi çon në këmbë Policinë se hajnat ia vodhën paratë

Duhet të lexoni

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur dje në Lubizhdë të Prizrenit, ku pronari i një shtëpie raportoi në Polici se hajnat ia kanë vjedhur një shumë të të hollave prej 5 mijë euro para dy ditësh. Pas disa orësh, atij iu kujtua se ku i kishte lënë paratë dhe nuk kishte të bënte me vjedhje.

Siç kanë bërë të ditur burimet nga Prokuroria, pronari 68-vjeçar fillimisht njoftoi Policinë se hajnat kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, prej ku ia kanë marrë paratë dhe kanë ikur. Si rezultat i denoncimit, Policia u aktivizua për të zbuluar rrethanat se si kishte ndodhur ngjarja.

Pa u bërë disa orë nga raportimi, prizrenasi u paraqit sërish në Polici, por këtë herë për t’i njoftuar se e ka zbuluar se hajnat nuk i kishin hyrë në shtëpi. Ai dha sërish deklaratë për paratë që denoncoi se i janë vjedhur, duke thënë se s’ka të bëjë me vjedhje, por me harresën e tij, kjo pasi që kishte harruar se ku i ka fshehur të hollat.

Pas zhvillimeve të fundit në lidhje me rastin, Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që rasti të mbyllet.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate