Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është emëruar ambasadore nderi në Kosovë.
Për këtë titull, ka shkruar edhe gazeta e njohur britanike, “Independent”, transmeton Indeksonline.
Në artikull shkruhet se Dua këtë titull e ka marrë nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
“Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe të ëndërrojnë shumë”, ka shkruar këngëtarja./Indeksonline/