Abazoviq ka thënë se prapa çdo nacionalizmi në Ballkan Perëndimor qëndron korrupsioni e po ashtu liderë politikë që duan ta mbajnë rajonin në “status-quo”.
“Gjithmonë e përsërisë se pas nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor qëndron korrupsioni dhe liderët politikë që qëllim e kanë ta mbajnë gjithë rajonin në ‘status-quo’”.
”Prandaj, jam i kënaqur se partnerja jonë kryesore e politikës së jashtme, SHBA-ja – e ka pranuar këtë fakt dhe ka nisur fuqishëm procesin e aktivizimit të mekanizmave që do të kontribuojnë në shtypjen e efekteve të dëmshme të strukturave të tilla në periudhën e ardhshme. Algoritmi është i thjeshtë, nëse e mposhtim korrupsionin, do të eliminojmë financuesit dhe ‘helmuesit’ e skenës publike, që inkurajojnë nacionalizmin dhe ekstremizmin”, ka thënë Abazoviq për “Vijesti”.