12/21/2025 12:54:50 PM

Ish-ambasadori i Malit të Zi ia jep disa këshilla Kurtit:? Forcat serbe e pro ruse mund të krijojnë tollovi në Veri

Duhet të lexoni

Ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, duke komentuar situatën e së dielës së kaluar në veri të vendit, deklaroi se Kosova duhet të koordinojë të gjitha veprimet e saj me aleatët perëndimorë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kështu do të pamundësonte që forcat serbo-ruse të krijojnë trazira në veri të vendit.


Në një intervistë për The Geopost, koordinimi me aleatët do të ishte garanci që situata nuk do të dalë jashtë kontrollit.

Unë natyrisht nuk i jap vetes të drejtë , nuk mund t’i jap vetes të drejtë t’i mësoj vendimmarrësit në Kosovë se si të sillen karshi situatave të tilla, por jam i bindur se koordinimi i mirë i hapave me miqtë perëndimorë, sidomos me amerikanët në këtë rast, koordinimi i hapave të qeverisë me ta do të krijonte situatë e cila nuk do të dilte kontrollit. Po nuk ekzistoi ky koordinim, kihet frikë se forcat serbe e pro ruse mund të tentojnë të krijojnë tollovi në veri”, deklaroi Dinosha.

Ish-ambasadori këshilloi Qeverinë e Kosovës që të mos nxitohet për disa ccështje që nuk janë vitale për interesat shtetërore.

Nuk besoj se do të kenë shanse të hapin ndonjë pikë konflikti të re, për arsye se situata në Ukrainë nuk i mundësin elementit ruso-serb të prekë edhe gjetiu, pra në këtë rast në Ballkanin Perëndimor, konkretisht në Kosovë. Si njeri i cili përcjelli ngjarjet në Kosovë, natyrisht, do të doja që Kosova mos të ngutej me disa projekte që nuk janë vitale për interesat e saj shtetërore, karshi situatave konkrete që i ka, siç është tash situata me vendosjen e masave të reciprocitetit, sidomos jo pa garancinë e qartë të miqve ndërkombëtar se kjo rrugë duhet të vazhdohet dhe se kjo rrugë s’do të ketë pasoja për demokracinë në Kosovë”, vijoi Dinosha.

Në këtë intervistë Dinosha ka folur për ndikimin rus në Ballkan, me theks të veçantë në Mal të Zi.

Po ashtu, edhe për ngjarjet e fundit politike në Malin e Zi, përfshirë Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate