Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.
Këngëtari ka qenë shumë i angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon edhe në anën financiare, jo vetëm të tij por të të gjithë artistëve. Në një video të postuar pak më parë në Instastory, Butrinti shfaqet duke drejtuar një automjet tejet luksoz teksa në dorën e tij mban një orë të kushtueshme.