9/4/2025 9:24:37 AM

Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në shisha bar në Podujevë – shpallet në kërkim nga Policia

Duhet të lexoni

Një përleshje që nisi në orët e mesnatës në Shisha Bar ‘Host’ te Parku i Qytetit në Podujevë përfundoi me plagosjen e një 27-vjeçari, i cili u qëllua me armë zjarri.

I dyshuari për këtë rast është akoma në arrati, ndërkohë që viktima është dërguar në spital. Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se sipas informacioneve të para i dyshuari që ka shkrepur një here në drejtim të viktimës (emër i njohur për redaksinë) është Petrit Bahtiri, 29-vjeçar.

Ai tashmë është shpallur në kërkim nga Policia, pasi kishte ikur posa gjuajti me armë zjarri dhe nuk është gjetur as në shtëpinë e tij. Të gjitha njësitet janë aktivizuar për kapjen e tij, derisa viktima është transferuar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas burimeve të njëjta, i riu u pranua në këtë qendër me gjakderdhje të madhe në njërën këmbë, ku u plagos me armë zjarri, prandaj pritet t’i nënshtrohet një intervenimi.

Lidhur me këtë rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit janë marrë të gjitha veprimet hetimore dhe rasti është iniciuar si vrasje në tentativë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate