12/26/2025 4:51:16 PM

‘Bashkëpunoi me mafian shqiptare’! Granit Xhaka nën hetim

Duhet të lexoni

Ditë të vështira për Granit Xhakën. Sipas DailyMail, futbollisti i Arsenalit dyshohet se mund të jetë i përfshirë në mafien shqiptare, bashkë me një ish-futbollist profesionist.

Hetuesit që në muajin qershor shqyrtuan rastin e kartonit të verdhë që dyshohet se 29-vjeçari e mori qëllimisht, tashmë po merren me këtë çështje. Por, shkruan tabloidi, nuk të dhëna të qarta dhe vetë skuadra e Arsenalit nuk ka pranuar të japë komente për çështjen që po hetohet më tej.

Dy muaj më parë, Federata Angleze iu drejtua Agjencisë Kombëtare të Krimeve që të shqyrtonte rastin e Xhakës, pasi në fitoren e Arsenalit kundër Leeds United sezonin e kaluar dyshohet që ai qëllimisht mori karton të verdhë.

Në 18 dhjetor 2021 u luajt një bast i madh prej 52 mijë stërlinash që 29-vjeçari do të ndëshkohej me karton gjatë 10 minutave të fundit. Pavarësisht se “Topçinjtë” po fitonin ndeshjen me rezultat të thellë, Xhaka u ndëshkua në minutën e 86-të të takimit me kartonin e verdhë për vonesë në ekzekutimin e të goditjeje dënimi në favor të ekipit të tij.

Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare qëndroi mbi topin për rreth 20 sekonda para se të ndëshkohej dhe menjëherë pas ndeshjes u raportua se një shumë prej 250 000 stërlinash është fituar për këtë karton të verdhë të marrë nga ai.

Hetimi i Federatës Angleze përfshiu disa raste të dyshimta bastesh që u shfaqën në fund të fitores 4-1 të Arsenalit. Sipas Sportsmail, hetuesit kanë zbuluar prova të shumave të konsiderueshme të basteve në kriptovaluta në tregje që nuk janë të rregulluara në këtë vend, me një pjesë të madhe të aktivitetit që mendohet se ka ndodhur në Shqipëri.

Daily Mail, në artikull kujton dhe gjobën që fotbollisti shqiptar mori në vitin 2018 në një ndeshje të Kupës së Botës. Teksa luante për skuadrën e Zvicrës, ai bëri simbolin e shqiponjës me duar, duke u gjobitur më pas nga FIFA./TCH

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate