12/27/2025 12:42:36 AM

Ish-snajperisti amerikan i UÇK-së do të dorëzojë kallëzim penal ndaj VV-së dhe Listës Guxo

Duhet të lexoni

Ish-snajperisti amerikano-gjerman që ishte pjesë e UÇK-së Mike Spath, thotë se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, për siç ka thënë përgjegjësinë e tyre për kërcënimet e militantëve partiakë ndaj tij.

Spath ka publikuar në Facebook disa mesazhe kërcënuese në drejtim të tij teksa ka thënë se do të bëjë padi civile dhe penale ndaj lidershipit të partisë Vetëvendosje dhe Lista Guxo.

“Në këtë kohë do të ngris padi penale dhe civile ndaj lidershipit të këtyre partive: LVV dhe Lista Guxo. Është e njohur në të gjithë institucionet ndërkombëtare, nga çfarë lloj dhune, ngacmimi, shtypjeje e ka origjinën. Këto parti politike do të ngjiten pas nëse nuk do të pajtoheni me kushtet e tyre. Nëse shikoni ato pamje nga fotot dhe komentet, do të shihni se janë shumë të dëmshme dhe të rrezikshme, plus që ju shkatërron besueshmërinë tuaj në baza ndërkombëtare sepse ato janë publike. Kjo jo vetëm që shkatërron reputacionin tuaj, por shkatërron marrëdhëniet, familjet dhe miqtë. Prandaj, unë po i kërkoj Komunitetit Kombëtar dhe Ndërkombëtar, dhe Agjencive të Zbatimit të Ligjit që të ndërmarrin veprimet e duhura në ato çështje, po u kërkoj Dëshmitarëve që të dalin përpara”, ka shkruar Spath.

Ai tutje ka shkruar se lidershipi i këtyre partive është përgjegjës për kërcënimet dhe fyerjet ndaj tij dhe UÇK-së në përgjithësi.

“Nga Kërcënimet fyerje, Dhe Deformimi i Personalitetit tim dhe UÇK-së në Përgjithësi. Përgjegjësia është në Lidershipin e atyre Partive Politike”, ka thënë ai.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate