12/28/2025 10:49:14 AM

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 49-vjeçar në Gjakovë, Policia nis hetimet

Duhet të lexoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjakovë, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë nga disa qytetarë të cilët kanë njoftuar se brenda një barake ndodhet një person pa ndjenja.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një barakë në rrugën ‘Dedë Gjon Luli’ kanë gjetur trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku ka konstatuar se personi ka ndërruar jetë.

Për rastin është njoftuar edhe Policia të cilët po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për Sinjalin se viktima është një burrë i moshës 49-vjeçare.

“Sot rreth orës 04:00 është pranuar informacion se në rrugën “Dedë Gjon Luli” në Gjakove një person mashkull lindur në vitin 1973, në një barakë, dyshohej se ishte i vdekur. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe është iniciuar rast ‘Hetim i vdekjes’”, tha Elezaj për Sinjalin.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar  në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate