Një dhimbje e papërshkruar ka rënë mbi familjen Avdiaj. Ata humbën ‘dritën e syve’ një ditë më parë në Himarë.
Babai i Jonadës, Bledar Avdia prej shumë vitesh është emigrant në Angli me dokumente të rregullta dhe kishte marrë edhe nënshtetësinë.
Ai bashkë me familjen jetonin në zonën Barking në lindje të Londrës ku prej 1998 janë vendosur një komunitet i madh shqiptarësh mes tyre shumë nga Tropoja. Bledar Avdia prej vitit 2018 është pronar i një kompanie e cila merret me gërrmime të themeleve të ndërtesave. Ai jetonte në shtetin ishull me dokumente të rregullta dhe kishte marrë nënshtetësinë angleze.
Pak ditë më parë, sëbashku me gruan dhe vajzën shtatë vjeçare, ai u kthye në atdhe dhe zgjodhi Himarën për të kaluar disa ditë të qeta me familjen. Por pushimet e tyre u kthyen në tragjedinë, që shkatërroi familjen Avdia dhe tronditi mbarë opinionin publik.
Sot familja Avdia, ka hapur sot dyert e mortit për të përcjellur trupin e vogëlushes së vetme.