12/31/2025 11:53:15 AM

Qeveria Kurti iu ndan para disa mediave dhe OJQ-ve, publikohet lista preliminare

Duhet të lexoni

Qeveria do t’iu japë mijëra euro disa organizatave joqeveritare dhe disa mediave. Të hënën Zyra e Kryeministrit ka publikuar listën preliminare të përfituesve.

Gjithsej 33 organizata joqeveritare dhe 15 media do të marrin para nga Qeveria, që paraprakisht shpalli një thirrje publike në maj “për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Kosovë”.

Për mbështetje financiare publike për projektet/programet sipas kësaj thirrjeje publike është paraparë të ndahet shuma në vlerë prej 400,000 eurosh.

Ndërkaq për mbështetje financiare publike për projektet/programet e OJQ-ve është paraparë shuma në dispozicion në vlerë prej 300,000 eurosh.

“Leadership Development Association Albania”, “Demokraci dhe Diversitet” e “15 Shkurti”, janë organizatat e renditura lart në listën preliminare të përfituesve. Lista vijon me të tjera organizata shqiptare dhe serbe.

Ndërkaq “Paper Radio” dhe “RTV Besa” janë në krye të listës preliminare të mediave që do të përfitojnë nga Qeveria.

OJQ-të që kanë aplikuar për t’u financuar nga Qeveria kanë të drejtë ankese me shkrim në Komisionin e Ankesave të Zyrës së Kryeministrit deri më 8 gusht.

Rezultatet nga lista paraprake shndërrohet në përfundimtare, pasi të jenë kryer të gjitha procedurat dhe afatet e parapara.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate