1/1/2026 11:59:41 PM

Arrestohen 17 persona për kontrabandim me emigrantë, futen mbi 700 të huaj në Kosovë

Duhet të lexoni

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore  që nga muaji mars i vitit 2022, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, duke aplikuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me datë 30.07.2022 kanë arrestuar gjashtëmbëdhjetë (16) persona madhor F.S., L.S., A.S., B.A., E.A., L.U., Sh.M., U.E., B.G., F.G., A.K., B.B., E.B., F.I., A.I., L.Z., dhe një (1) të mitur A.A., nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 1 e lidhur me nenin 31, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Për të njëjtit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas kërkesës, të pandehurit në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, merren me kontrabandim të migrantëve në atë mënyrë që nga muaji mars 2022 e deri me datë 30.07.2022 duke bashkëpunuar në mes vete e sidomos me shtetas të huaj, dhe të udhëhequr nga kryesori prej tyre M.F.A., nga Bahreini, nga territori i Republikës së Shqipërisë ilegalisht kanë futur në territorin e Republikës së Kosovës mbi 700 shtetas të huaj-migrantë, ku në fshatin Shkozë – Komuna e Prizrenit, janë pritur nga të pandehurit F.S., L.S., dhe A.S., si dhe B.A., dhe E.A., të cilët fillimisht i kanë strehuar në shtëpitë e tyre, iu kanë siguruar ushqim dhe fjetje e pastaj këta përmes telefonit kontaktojnë me të pandehurit L.U., Sh.M., U.E., A.K., dhe B.G., dhe F.G., të cilët me autobusë apo vetura personale i marrin migrantët, i transportojnë afër Stacionit të autobusëve në Prizren, i zbresin nga veturat, në këmbë i dërgojnë në Stacion, e pastaj të pandehurit L.U., dhe U.E., me autobusët e kompanive të tyre “B.R.” dhe “M.T” i  transportojnë në Stacionin e autobusëve në Prishtinë, aty të pandehurit B.B., dhe E.B., përmes linjës së rregullt të transportit të udhëtarëve të agjencionit “B.T” si dhe i pandehuri L.Z., përmes kompanisë “L.T.”, migrantët i transportojnë qoftë në hyrje të Mitrovicës apo në Stacionin e autobusëve në Mitrovicë, ku aty janë pritur nga të pandehurit F.I., dhe A.I., të cilët përmes auto-taksistëve bënin organizimin e transportit deri në kufirin Kosovë-Serbi, tek vendkalimi kufitar në Jarinje, dhe aty përmes hekurudhës duke ecur në këmbë sërish ilegalisht i fusin në territorin e Serbisë, me ç’rast përfitojnë kundërligjshëm rreth 14,000.00 Euro.

Lidhur me rastin nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

Katër (4) armë zjarri;

Një (1) elektroshok;

Nëntëdhjetë e pesë(95) copë fishekë;

Tre (3) autobusë;

Tri (3) vetura;

Dy (2) radiolidhje;

Shtatëmbëdhjetë (17) telefona celular;

Njëmijë e shtatqind e shtatë (1707 ) euro;

Dyqind e pesëdhjetë (250) dinar- RSD.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate