Zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova, me një postim në rrjetet sociale Twitter dhe Telegram, ka reaguar rreth vendimit të qeverisë që nga data 1 gusht të fillojë të zbatojë reciprocitetin në dokumente me Serbinë. Si zakonisht Rusia ka dalë në krah të ‘vëllezërve’ serb shkruan Gazeta Metro.
Propaganda ruse me zëdhënësen e saj ka qenë në nivel si zakonisht, ajo tha se kjo po bëhet me qëllim që të dëbohen serbët e mbetur në Kosovë, duke e quajtur radikal kryeministrin Kurti.
Zëdhënësja ruse tutje tha se kosovarët duhet ta dinë se serbët nuk do të qëndrojnë duarkryq.
Zakharova i kërkoi Prishtinës, SHBA’ve dhe BE’së që të ndalojnë “provokimet” dhe të zbatojnë të drejtat e njeriut.
Reagimi i plotë:
Vendimi i “autoriteteve” në Prishtinë që nga 1 gushti të fillojë aplikimin e “rregullave” diskriminuese të paarsyeshme për zëvendësimin me forcë të dokumenteve personale dhe numrave të regjistrimit të serbëve vendas, është një hap tjetër drejt dëbimit të popullatës serbe nga Kosova, dëbimit të Kosovës. Institucionet serbe nga atje që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të banorëve serbë nga arbitrariteti i radikalëve të Prishtinës të udhëhequr nga “kryeministri” A. Kurti
Liderët kosovarë e dinë se serbët nuk do të qëndrojnë indiferentë kur bëhet fjalë për sulmin e drejtpërdrejtë ndaj lirive të tyre, dhe ata qëllimisht eskalojnë për të nisur një skenar ushtarak. Sigurisht që në ballë të sulmit është edhe Beogradi, të cilin Perëndimi dëshiron ta “neutralizojë” edhe më tej me duart e shqiptarëve të Kosovës.
I bëjmë thirrje Prishtinës dhe SHBA-ve dhe BE-së që qëndrojnë pas saj që të ndalojnë provokimet dhe të respektojnë të drejtat e serbëve në Kosovë.
Një zhvillim i tillë i ngjarjeve është një tjetër dëshmi e dështimit të misionit ndërmjetësues të Bashkimit Evropian. Ky është gjithashtu një shembull se për çfarë vendi u përgatit Serbia në Bashkimin Evropian, duke i ofruar Beogradit de facto që të pajtohet me mungesën e të drejtave të bashkatdhetarëve.
?? Russian Defence Ministry:
— MFA Russia ???? (@mfa_russia) July 30, 2022
?? The Russian Federation has officially invited @UN & @ICRC experts for the purposes of conducting an objective investigation of the missile strike on detention facility near Elenovka, which resulted in multiple casualties among Ukrainian PoWs. pic.twitter.com/zs8ezN8wSn