Fabrika e përpunimit të filtrave është përfshirë nga flakët dje në fshatin Babush të Ferizajt.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vlera e dëmit është e madhe.
Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.
Njoftimi i plotë i policisë:
INCIDENT ZJARRI/Fsh. Babush, Ferizaj, 30.07.2022-06:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është përfshi nga zjarri fabrika e përpunimit të filtrave. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend-ngjarje, ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e është e madhe. Nuk raportohet për të lënduar.