Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se nesër do të mblidhet Këshilli i Sigurisë.
Arsyeja e mbledhjes ka të bëjë me atë që të sigurohen se gjithçka do të shkojë mirë me çështjen e ndërrimit të targave të serbëve në Kosovë dhe për dokumentet e përkohshme që do t’u jepen qytetarëve serbë që hynë në territorin e Kosovës.
“Mbledhje të Këshillit të Sigurisë do të kemi me krerët e autoriteteve dhe me disa ministra. Do të diskutojmë për çështjet që mund të na shfaqen e të cilat duhet t’i kemi parasysh. Ka kriminel të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme që nuk i pëlqen ligjshmëria e kushtetuta dhe dëshirojnë ta sfidojnë shtetin. Kjo mbledhje është organizuar për të shikuar masat që janë planifikuar të merren që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet për të zbatuar vendimin e Qeverisë”, ka thënë ai./Front Online