1/14/2026 11:14:14 PM

Rrëfimi rrëqethës i babait të 36 vjeçarit që vdiq me gruan sot në aksident: Më thanë një ndeshje e vogël

Duhet të lexoni

“Prej sabahit dyert çelë i kem lanë”, thotë Asllan Sopaj, babai i Shemsedin Sopajt, që vdiq sot bashkë me gruan në aksidentin në Podujevë.


Në mëngjesin e sotëm një çift nga Malisheva gjetën vdekjen në një fshat në Podujevë. Aty gjendeshin, sepse kishin kaluar kufirin në Merdare, se vinin nga Sllvoenia me veturë, dhe ishin nisur drejt vendlindjes.

Prindërit vdiqën, ndërsa dy fëmijët e tyre, 3 dhe 5 vjeç, po trajtohen në QKUK. Babai i 36 vjecarit që vdiq sot ka hapur dyert e shtëpisë së tij për të pame. Tregon se si e mori lajmin e kobshëm.

“Prej orës 3, ata tjerët janë shku atje, unë kam ndejtë me ta, e s’më kanë kallxu. Dy, tha, janë shku [kanë vdekur] e kush është shku s’kallxojshin”, thotë Sopaj, për T7.

Sopaj thotë se fillimisht atij iu tha se është bërë një ndeshje e vogël dhe nuk e dinte se ai aksident i kishte marrë jetën djalit dhe rejës së tij.

“Policia na dha lajmin, e Malisheves, dy parë dyer i kem çelur, në mëngjes, edhe ato poshtë edhe këto lart. Ata thanë një ndeshje e vogël u bë ashtu-kështu, pasta me kerr kam shku menjëherë”, thotë ai.

Babai tregon se i biri, Shemsedini, kishte shkuar jashtë vendit para 15 vitesh, në moshë të re. Tregon se gruaja e tij, që poashtu vdiq në aksident, ishte në Kosovë para një jave.

“Ai që 15 vjet është atje. I ri u shku që 15 vjet. Vjen me kerr vetë me fëmijë. Para një javë, i ka vdek nana të shoqes së tij”, tregonte ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate