1/16/2026 5:48:02 AM

Pse e gjejmë dashurinë vetëm atëherë kur ndalojmë së kërkuari?

Duhet të lexoni

Të gjithë ne e kërkojmë dashurinë. Por ndodh që kur e kërkojmë, nuk e gjejmë.

Dëshironi të dini pse duket kaq e zakonshme që njerëzit gjejnë një partner atëherë kur ata nuk janë në kërkim?

Së pari, nuk duhet të ndiheni si të dëshpëruar/a. Kjo tregon një vetëvlerësim të ulët te ju.

Shpesh njerëzit thotë që dashurinë e vërtetë e kanë gjetur atëherë kur nuk kanë qenë në kërkim.

“Kur u takova me bashkëshortin tim në fillim, atëherë nuk po kërkoja të dashur, e jo më burrë. Nuk kisha hequr dorë nga perspektiva, por isha në një pikë të jetës sime ku lidhja nuk ishte fokusi im. Për shkak se unë isha e fokusuar në qëllimet e mia profesionale, meshkujt shfaqeshin dhe më kërkonin të dilnim në takime”, thotë një grua  për lifehack.org.

Kur nuk po kërkoni dikë, atëherë njerëzit priren të shfaqen. Përqendrimi te vetja juaj dhe objektivat tuaja ju bën juve një person më të mirë, por gjithashtu ju bën edhe një partner akoma dhe më të mirë.

Të lejosh personin e duhur në jetën tënde përmes rastësisë është shumë më pak rraskapitëse sesa të shohësh çdo person potencial si të denjë për ju. Lëreni dashurinë që t’ju gjejë vetë juve. Mos e kërkoni me ngulm!

Besoni te energjia e mirë! Nëse do të jeni të mbushur me pozitivitet, atëherë ju mund të dukeni më tërheqës/e në sytë e të tjerëve.


Kur ndaloni së kërkuari, personi i duhur duket se futet papritur në jetën tuaj. Ndonjëherë është psikologjike që kur e heq mendjen nga diçka, ajo ndodh.

Gjithashtu, duhet të bëni durim.

Durimi është çelësi për të gjetur personin e duhur dhe për ta lënë dashurinë t’ju gjejë ju. Nxitimi për të gjetur dikë mund të bëjë që ju mund të përfundoni në një marrëdhënie me personin e gabuar.

Pra, herën tjetër që do të jeni jashtë me miqtë tuaj, relaksohuni, merrni frymë thellë, argëtohuni dhe jini vetvetja. Mos u mundoni kaq shumë për të bërë dikë për vete. Lëreni dashurinë të lulëzojë natyrshëm. Mund ta gjeni veten të dashuruar më shpejt se sa ju mendoni.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate