Skuadra e Ballkanit ka mësuar kundërshtarin për raundin e tretë të kualifikimeve të Conference League.
FC Ballkani do të luajë ballafaqimin e raundit të tretë të Conference League ndaj ekipit nga Ishujt Faroe, Klaksvik.
Vlera totale e skuadrës kundërshtare të Ballkanit arrin shifrën e 2.80 milionë eurove sipas Transfermarkt. Klaksvik ka 27 trofe në kabinetin e tij: 19 herë ka fituar kampionatin, 6 herë kupë shtetërore dhe 2 herë Superkupë, duke dominuar në vendin nga vjen.
Mosha mesatare e klubit nga Ishujt Faroe është 26.2 vjet, ndërsa e Ballkanit më e re me mestarë 25.4 vjet.
Paraqitja më e mirë e kësaj skuadre në Evropë ishte në vitin 2020, ku Klaksvik arriti në play-off të UEFA Europa League, për t’u mposhtur nga Dundalk 1-3. Deri atje, kjo skuadër bëri një rrugë fantastike, duke e mposhtur edhe skuadra si Slovan Bratislava dhe Dinamo Tbilis, me këtë të fundit që e kaloi me rezultat të përgjithshëm, 6 me 1.
Lojtari më i vlefshëm i kësaj skuadre është Patrick Da Silva, vlera e të cilit shkon deri në 400 mijë euro.
Në këto kualifkuese të Conference League, skuadra nga Ishujt Faroe eliminoi Sutjeskan, kampionin e Malit të Zi, por u eliminua nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve nga Bodo Glimt, me rezultatin e përgjithshëm, 4 me 3, gjë që tregon se forcën që ka.