1/17/2026 2:06:52 AM

Parkingu bëhet mollë sherri për deçanasit, 33-vjeçari i hyn grushte të riut të cilit i kërkoi ta largojë veturën

Duhet të lexoni

Përleshjet mes të rinjve në vendin tonë nuk janë të rralla. Shumë raste kanë përfunduar tragjikisht, duke ngritur kështu shqetësim të madh për sigurinë publike. Motivet për të cilat ndodhin rrahjet mes tyre, shpesh herë janë edhe banale, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Deçan, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugë, ku 20-vjeçari kishte parkuar veturën e tij në një parking privat e më pas kishte hyrë në një restorant që të merrte ushqim. Pas tij kishte ardhur një person, i cili kishte kërkuar nga ai që ta largojë veturën e tij nga vendi ku e ka parkuar.

20-vjeçari nuk kishte rezistuar dhe ishte nisur bashkë me të dyshuarin që të largonte veturën që aty. Por me të arritur në parking, 33-vjeçari kishte nisur ta sulmojë fizikisht të riun, duke e goditur me grushte dhe si pasojë i ka shkaktuar atij lëndime trupore.

Ai për këtë njoftoi Policinë, të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Me urdhër të prokurorit, 33-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate