1/17/2026 10:37:23 AM

Si lëvizin çmimet e internetit për telefona mobil në botë – në cilën pozitë renditet Kosova

Duhet të lexoni

Cable.co.uk ka publikuar një raport interesant për tregun botëror të internetit në telefonave të mençur, apo të dhënat celulare. Janë analizuar 233 vende dhe janë mbledhur të dhëna për çmimet e të dhënave celulare në këto vende.

Raporti i Cable.co.uk bazohet në koston e 1 GB të dhënave celulare. Çmimi më i ulët për të dhënat celulare është në Izrael, qytetarët e të cilit paguajnë vetëm 0,04 dollarë amerikanë për 1 GB internet në telefon.

Kosova zë vendin e 91-të në renditjen botërore ku 1GB kushton mesatarisht 1.2 euro, gjegjësisht çmimin më i lartë është 1.99, transmeton Telegrafi.

Shteti me internatin më të lirë për telefon pas Izraelit është Italia, ku 1 GB për celularë kushton mesatarisht 0.12 dollarë amerikanë. Vendi i tretë i takon San Marinos me 0,14 dollarë amerikanë për 1 GB, ndërsa në Fixhi çmimi është 0,15 dollarë. Vendin e pestë e mbyll India, ku çmimi është 0.17 dollarë.

Raporti zbulon se çmimet e ulëta të vendeve të përmendura mund t’i atribuohen njërit prej dy faktorëve – infrastrukturës së shkëlqyer ose përdorimit të lartë të të dhënave celulare.

Kur bëhet fjalë për internetin celular më të shtrenjtë në botë, me një çmim mesatar prej 41,06 dollarë, ishulli i Shën Helena ka internetin celular më të shtrenjtë në botë. Ky vend administrativisht i përket territorit britanik përtej detit të Shën Helena, Ascension dhe Tristan da Cunha. Çmimi i 1 GB internet celular në Ishujt Falkland është 35,45 dollarë, në shtetin e Saint Thomas dhe Principe çmimi është 29,49 dollarë, në Tokelau çmimi është 17,88 dollarë, ndërsa lista e Top 5 vendeve më të shtrenjta me internet celular është mbyllur nga Jemeni me një çmim prej 16,58 dollarë për 1 GB.

Këto vende mund t’i atribuojnë çmimet e larta infrastrukturës së dobët dhe konsumit të ulët.

Sa i përket vendeve të rajonit, Serbia është e 56-ta me një çmim prej 0,76 dollarësh, Mali i Zi është i 36-ti me një çmim prej 0,70 dollarësh, Kroacia është e 124-ta me një çmim mesatar prej 1,84 dollarësh, Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 163 me një çmim mesatar prej 2,82 dollarësh për 1 GB e të dhënave celulare, ndërsa Sllovenia zuri vendin e 117-të me një çmim prej 1.62 dollarësh. /Telegrafi/

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate