1/17/2026 3:59:10 PM

Shkelet Ligji për Prokurimin Publik nga Drejtori i Prokurimit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës

Duhet të lexoni

Tenderi i shpallur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (agjenci në Kuadër të ZKM-së) për Shërbime Hoteliere me datë 16.05.2022  ku D.P.H Jeta – B duke referuar çmimit më të ulët sipas Ligjit për Prokurimin Publik ka fituar të ushtroj veprimtarinë për 3 vite për mbajtjen shërbimeve të bufes mirëpo me pas mësohet se tenderi anulohet pa ndonjë bazë ligjore raporton Metropol Magazine.

Për më shumë Agjencia e Statistikave të Kosovës në tenderin Shërbime Hoteliere e publikuar me dt.16.05.2022 me numër të prokurimit 124000 –22 – 4396-2-2-1 ka hap tenderin me datë 06.06.2022 sipas specifikacionit të cekur me tender. Ku kishin aplikuar 2 tender D.P.H.  ‘’ Jeta – B ‘’  me çmimin më të ulët me vlerë 1.7735, 82 euro dhe komapania tjetër me çmim 2.3036,05 euro . Me këtë kuptohet se Jeta B isha fitues i tenderit me çmim dukshëm më të ulët.

Mirëpo prej datës së hapjes pasi kanë kaluar plot 53 ditë prej publikimit të Procesverbalit të hapjes së tenderit. Me datë.28.07.2022 me e – prokurim ngarkon file-in se anulohet aktiviteti i prokurimit me arsyetimin se në dosjen e tenderit, Komisioni rekomandon korigjimin e dosjes së tenderit, përkatësisht specifikimin teknik të saktësohet qartë se sa është sipërfaqja neto apo bruto, si dhe te saktësoshet a gjendet lokali në katine a pare te objektit apo perdhese te objektit te ASK-se. Keto gabime ishin bërë nga Udhëheqësi i Prokurimit, se nuk ka përgatitur dosjen me specifikacione të cekura.

Mbi këtë bazë pretendohet se është shkelur neni 58 paragrafi 3  Ligjit për Prokurimin Publik ku citohet se Të gjitha informatat që lexohen do të regjistrohen në procesverbalin e hapjes publike të tenderit, i cili në fund të mbledhjes do të nënshkruhet nga zyrtari përkatës i prokurimit, anëtarët e Komisionit të Hapjes dhe secili përfaqësues i tenë tenderuesit që janë të pranishëm në mbledhje. Ndërsa në Procesverbal të hapjes ka nënshkruar në dy vende Habib Strana  në cilësinë e Drejtorit të Prokurimit dhe prokurimi ASK është nënshkrimi i te njëjtit pa e nënshkruar edhe Komisioni, duke shkelur nenin 58 të Ligjit për Prokurimin Publik.

Dhe Nenin 41.2. të Rregullat dhe Udhëzuesi Operativ i Prokurimit Publik - Procedura për ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve do të kryhet nga AK brenda periudhës më të shkurtër të mundshme kohore dhe jo më shumë se 30 ditë nga hapja e ofertave. Vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe të justifikuara, në veçanti për kontratat e një natyre komplekse, kjo periudhë mund të zgjatet për një afat shtesë prej 20 ditësh. Procesi i vlerësimit të tenderit do të fillojë menjëherë pas përfundimit të procesit të hapjes së tenderëve dhe jo më vonë se 5 dite pas përfundimit të procesit të hapjes së tenderëve. 

Poashtu pretendohet se Habib Strana  gjithashtu ka shkelur nenin 62 të Ligjit për Prokurimin Publik. Metropol Magazine

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate