12/28/2025 2:44:45 PM

Nuk e besoi e ëma, por mësuesja e shoqet/ Rrëfimi tronditës i të miturës që u përdhunua nga babai

Duhet të lexoni

Babai i saj i moshës 61 vjeç  është dënuar sepse e abuzoi seksualisht. E ëma nuk e besoi, madje u terrorizua nga rrëfimi I fëmijës. Por ajo tregon se si përpara se të dilte nga shkolla, drithërohej dhe i dukej jeta brenda ferrit në rast se në shtëpi gjendej vetëm i ati dhe jo e ëma. Ndaj fëmija telefononte të ëmën “alo mami a je në shtëpi”? Kur e ëma i pohonte se ende nuk kishte përfunduar punën fëmija endej rrugëve nga frika se nëse shkonte në shtëpi, aty e priste përdhunuesi i saj, babai.

 

Kjo është historia e fëmijës V. ( me iniciale të ndryshuara) e cila u abuzua nga babai, dhe që nuk u paraqit në asnjë seancë në gjykatë por u përfaqësua nga organizata “të ndryshëm por të barabartë” .

E mitura sot 16 vjeçe, i rrëfeu mësueses kujdestare se ishte shumë e mërzitur. Mësuesja kujdestare pyeti për këtë rrethanë të rënduar të fëmijës V. dy shoqet e saj.

Çfarë i ka ndodhur shoqes tuaj – kujton se pyeti mësuesja kujdestare, dhe dy fëmijët ju përgjigjën: “ Ajo qan pa pushim”.

 

“Babai hyri në dhomë dhe unë po luaja me telefon, u afrua dhe më pyeti diçka për telefonin. U afrua dhe më puthi në qafë dhe më shtrëngoi. Më pas më mbylli gojën dhe kreu aktin. I qetë mori telefonin dhe kaloi në dhomën tjetër” rrëfen e mitura.

E terrorizuar vajza ka mbyllur dhomën dhe ka telefonuar të ëmën, që kur doli nga puna e bija i kërkoi:

“Duhet të flasim pak”. “Por mami vazhdoi me punët, tha, nuk kam kohë tani. U shtriva dhe fjeta pa bukë dhe qava”.

Vajza deklaron se i ati abuzoi për herë të parë në tetor 2020. E pyetur nga psikologët se çfarë veprimesh konkrete kreu ai, ajo përgjigjet:

“Më kapi me forcë, mbante pantallona të zeza veshur dhe i hoqi. Nuk po kuptoja çfarë po ndodhte, nuk mund ta imagjinoja diçka të tillë nga babai im. I kam mbajtur sytë e mbyllur nga frika dhe tmerri , isha e frikësuar dhe kisha trup ta shikoja im atë lakuriq” .

Vajza rrëfen detaje se si mbas abuzimit, kur e ëma u kthye në shtëpi i ati po sillej sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

“U ul në tavolinë për të ngrënë darkë dhe babai ishte i qetë. Veproi si  në një ditë normale. Kur mami ikte ai afrohej dhe më bënte me shenjë të mos flisja. Nuk kam me besim tek askush. Babai mu neverit si njeri”,  dëshmon më tej V.

“Ne ditët në vazhdim më fuste duart në gjoks dhe e shtyja dhe kisha tmerr të qëndroja në shtëpi. Mamaja nuk arriti të kuptonte asgjë pse nuk i flisja babait me gojë dhe pse shmangesha, ajo vetëm pastronte dhe bënte punët”.

Vajza rrëfen se sa herë dilte nga shkolla në rast se e ëma nuk gjendej në banesë ajo vonohej .

“Nga frika mbaja shumë rroba sepse nuk doja t’më prekte me dorë, por babai më prekte sipër rrobave. Babai është një mostër, nëna po më thoshte porositë e babait kur po rritesha se duhet të ruaja nderin dhe të isha e virgjër, dhe mamaja s’do më besonte kurrë sepse unë isha shumë e lidhur me babain”.

“Megjithatë në një nga ditët e tmerrshme të abuzimit dhe ngacmimit të të atit  ajo ka vënë në dijeni të ëmën”,  deklaron një zyrtar policie që u mor me zbardhjen e çështjes që dërgoi në pranga burrin abuzues.

“Babai po më prek në trup- i thashë – , por mamaja ma ktheu e habitur; çfarë the ? Pas kësaj nuk fola asnjë fjalë dhe qava.

“Kur isha e vogël mbaj mend që babai pinte shumë alkool dhe unë kisha shumë frikë prej tij.Ai ka rol dominues në shtëpi, është autoritar dhe kontrollon çdo lëvizje të mamit.Mami është e bindur  dhe ka presion në çdo aspekt nga babai”, rrëfen ajo.

Në fashikull përmendet se fëmija mbas abuzimit dhe situatës së nderë të ngacmimeve fizike në vazhdim, ajo u mbyll në vetvete, u bë agresive me të ëmën dhe nuk mësonte më./Marrë me shkurtime nga Gazeta Si


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate