1/18/2026 2:35:29 AM

Kurti paralajmëron takim me Vuçiqin në fund të gushtit, flet edhe për Asociacionin dhe Manastirin e Deçanit

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se në fund të muajit gusht mund të ndodhë një takim ndërmjet tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Kurti ka thënë se takimi ndërmjet tij dhe presidentit serb ka qenë i planifikuar që të mbahej më 19 korrik, por ishte shtyrë me insistimin e Serbisë.

Në një intervistë për “Zëri i Amerikës”, Kurti ka thënë se ai është i gatshëm që ta takojë Vuçiqin në Bruksel në një takim të përgatitur mirë.

“ Unë jam gjithmonë i gatshëm që të udhëtojë në Bruksel për takimin e radhës për çështje bilaterale. Një takim i tillë ka pasur të mbahet më 19 korrik, por nuk u mbajt, sepse Beogradi e refuzoi duke kërkuar një shtyrje njëmujore. Serbia shkakton vonesa të paarsyeshme. Përkundër kërkesave të SHBA dhe BE, ata nuk duan të distancohen nga presidenti despotik Vladimir Putin. Kërkojnë që takimet në Bruksel me mua të spostohen në kohë. Kosova ka qenë përherë konstruktive, kreative dhe e përkushtuar. Ne do të vazhdojmë të jemi të tillë, por është Beogradi ai që po punon kundër marrëveshjeve dhe marrëdhënieve të mira. Mbase do të mbahet në fund të gushtit”, ka thënë Kurti.

Ai duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve nuk janë normale.

“Ne asnjëherë nuk e kemi mohuar rëndësinë e bisedimeve, por kemi thënë që duhet të jenë parimore në të cilat Kosova është palë dhe jo temë. Për SHBA-në, Kosova është shtet i pavarur, por në të njëjtën kohë ne e pranojmë se marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale. Rrjedhimisht, duam normalizim të tyre. Duhet ta ketë qëllimin e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që qëllim ka njohjen reciproke”, është shprehur ai.

Kurti në këtë intervistë ka folur edhe për çështjen e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe çështjen e Manastirit të Deçanit.

“Ne jemi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, pa dallim religjioni. Unë kam shprehur gatishmërinë tonë që të fillojmë bisedimet me autoritetet religjioze ortodokse, në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje të mirë. Ashtu siç ne kërkojmë nga Serbia të distancohet nga Putini, kërkojmë të distancohet edhe nga e kaluara. Bëhet fjalë për 24 hektarë që kanë qenë dhuratë e Millosheviqit për Manastirin e Deçanit. Unë dua një zgjidhje të pranueshme për të gjithë”, tha Kurti.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate