2/18/2026 10:06:13 AM

‘Janë out’/ Braçe i përgjigjet Ramës për paketën fiskale: Unë nuk keqinformohem e as keqinformoj

Duhet të lexoni

Janë të keqinformuar dhe out’, ka qenë kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama që ka sjellë reagimin e deputetit të PS, Erion Braçe.

Sipas deputetit të PS, me paketën fiskale, blerësi nga bujku humbet para, duke theksuar se pikërisht për këtë duhet gjetur një zgjidhje.

Postimi i plotë:

Unë nuk keqinformohem! Unë nuk keqinformoj, as me qëllim politik, as me qëllim ekonomik apo përfitimi personal! Për bujqit, prodhimin, grumbullimin, përpunimin-brenda vendit, eksportin, them.

Ndaj po marr përsipër ta shpjegoj;

Që bujku të prodhojë, duhet që ta shesë, të sigurojë të ardhura për të prodhuar përsëri dhe më shumë e për të jetuar;

 që bujku të shesë duhet që blerësi, grumbullues apo përpunues, supermarket, të ketë interes, pra të fitojë edhe ai ose minimumi të mos humbasë para; nëse humb para, pse të blejë?!

Skema 6% në blerje dhe 20% në shitje funksionon kështu:

Bujku ka prodhuar e do të shesë 1 kg domate, çmimi 500 lekë (të vjetra);

Blerësi që është grumbullues ose përpunues, ble 1 kg domate me çmim 500 lekë;

 Blerësi ka detyrim ligjor të autofaturojë blerjen me 6% tek bujku:

471.5 (vlerë e tatueshme)+28.5 (tvsh 6%)=500 lekë.

 Blerësi do dalë të shesë, pasi shton vlerën e 1 kg domate nga 500 në 650 lekë.

Blerësi tani si shitës, shet me 20% tvsh, pra i paguan qeverisë/tatimeve, 20% të vlerës në shitje:

20% e 650 lekëve=108.3 lekë tvsh.

pra:

Blerësi nga bujku (grumbullues, shitës, përpunues, shitës), krediton te bujku kur ble prej tij 6%=28.5 lekë;

Blerësi si shitës (grumbullues, përpunues), paguan tek qeveria 20%=108.3 lekë.

llogaria shumë e qartë:

108.3-28.5=79.8 lekë!

Blerësi nga bujku, kur i ble prodhimin bujkut, huuuuuumbeeeeeet 79.8 lekë për një kilogram domate! Me skemën e re 0 në blerjen e 20% në shitje, blerësi nga bujku, huuuuuuuumbeeeeeet 108.3 lekë!

Tani pyetje kam:

Përse duhet të blejë unë nga bujku kur humbas para? përse?

Nëse unë nuk blej sepse humbas para deri ne 16% të 500 lekëshit të një kg domate, përse duhet të prodhojë bujku? cili idiot apo bamirës do ja blejë prodhimin?

Askush!

Kaq e thjeshte është.

Të gjithë kemi shqetësimin e prodhuesit, unë, ministrja, kryeministri;

Por shqetësimi nuk zgjidhet duke thelluar dëmin, pra duke thelluar humbjen e blerësit, shkatërruar interesin e tij për të blerë nga bujku, për pasojë prodhimin e pashitur nga bujku! Ato që kërkohen nuk janë para më shumë;

Kërkohet barazimi i tvsh në blerje e në shitje si kudo në këtë vend, kudo jashtë këtij vend; siç tek peshkimi xhanëm!

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate