1/19/2026 2:58:56 PM

Inflacioni 14.1 % në Kosovë: Kërkohet tërheqja e Trustit për t`i bërë ballë rritjes së çmimeve

Duhet të lexoni

Inflacioni në Kosovë ka arritur në mbi 14%.


E, si pasojë e rritjes së çmimeve po kërkohet që çështja e Trusti të sillet edhe njëherë në Kuvend dhe të votohet nga deputetët.

Votimi i këtij projektligji nga legjislativi sipas njohësve të ekonomisë do të zbuste sado pak krizën ekonomike të krijuar në vend.

Ata po kërkojnë që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja nga Fondi Pensional prej 20%.

Kadrijaj: Qeveria dhe deputetët s’kanë disponim për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Mustafë Kadriaj, ekspert i ekonomisë thotë për Front Online se Qeveria dhe parlamentarët nuk kanë disponim për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Ani pse sipas tij, kriza ekonomike ka kapluar rajonin, botën e njëjtë si këto edhe Kosovën.

“Ne jemi dëshmitarë të rritjeve të çmimeve tek të gjitha produktet, kostot janë rritur në gjithë aktivitetet ekonomike, por kur flasin për Trustin, Qeveria dhe shumica e parlamentarëve nuk kanë disponim unë kam qenë pro që të kalojë një pjesë e Trustit nga 20%. Qeveria po i jep arsyet e veta sikurse Kosova të ishte në një gjendje stabile. E gjithë bota dhe rajoni është në krizë ekonomike por sidoqoftë Qeveria nuk ka gatishmëri ajo po vlerëson që të gjejë mënyra të tjera të përkrahë qytetarin por në asnjë mënyrë që mos të prekët Trusti”, potencoi ai.

Sipas Kadriajt, propozimi i tërheqjes së mjeteve nga Trusti nuk do të duhej të bëhej nga opozita por nga shoqëria civile dhe qytetarët.

Njohësi i ekonomisë thotë se Qeveria në pushtet ka marrë votën që t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, por se kjo nuk po ndodhë.

“Kemi inflacion shumë të lartë pra një kalim i Trustit tek qytetarët do të duhej të bëhej. Kjo mundet me qenë tani vetëm një dëshirë e qytetarëve sepse Qeveria nuk është duke lëvizur në këtë drejtim, por edhe për faktin që është propozuar nga një deputet i opozitës dhe një mjekë që injorohen direkt nga kryeministri, por në fakt ish dashtë të jetë nga shoqëria civile dhe nga qytetarët por nga asnjë rrethanë nga opozita. Qeveria duhet ta ketë të qartë që askush nuk ja përfundon punët, ata kanë marrë votën e qytetarëve që të ju dalin në ndihmë por deri më tani nuk ka diçka të tillë”, u shpreh Kadrijaj.

Thaçi për krizën ekonomike: Gjendja ekonomike e qytetarëve do të jetë e papërballueshme gjatë muajve të dimrit

Mendim të njëjtë se tërheqja e mjeteve nga Trusti do të ndihmonte qytetarët nga kriza ekonomike ka edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Imer Thaçi.

Ai thotë për Front Online, se Trusti duhet votuar për të parandaluar thellimin e një krize edhe më të rëndë.

Thaçi ka deklaruar se stina e dimrit do të jetë sfidë për qytetarët pas shtrenjtimit të peletit dhe energjisë.

“Pjesa e akumuluar e buxhetit duhet të shfrytëzohet për qytetarët dhe në të mirë të qytetarëve. Po iu afrohemi stinës se dimrit e cila pritet të ketë rritje edhe në shpenzimet e tyre të ngrohjes pasi që çmimi i peletit është rritur po ashtu edhe çmimi i energjisë ka shënuar një rritje rekorde e qe paraqet një dimër të rënd për qytetarët e Kosovës, pra thellim në krizë. Këto nuk mund të mbulohen ndryshe, prandaj duhet votuar tërheqja e kursimeve nga Trusti sepse në të kundërtën gjendja ekonomike e qytetarëve do të jetë e rënd dhe e papërballueshme gjatë muajve të dimrit”, theksoi Thaçi.

Ekonomisti, Thaçi ka theksuar se pas ngritjeve të çmimeve në vend Qeveria nuk ka reflektuar në rritjen e pagave për qytetarët.

“Familjet në Kosovë janë renduar shumë nga kjo rritje e papërballueshme e çmimeve me pagat e tyre të cilat po e rëndojnë shportën e tyre e sidomos rritja e çmimeve për produktet bazike që ka shënuar një rritje prej 41.34% e që kjo rritje asnjëherë nuk reflektoi edhe në rritjen e pagës ani pse rritja e çmimeve në përgjithësi ka ndikuar në rritjen e të hyrave buxhetore, pra Qeveria ka akumuluar më shumë para sepse rritja e çmimit rrit shumën e taksës së paguar nga qytetaret”, tha ai.

Ndryshe, organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit më 15 korrik kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, nënshkrimet e mbledhura në të gjitha komunat e Kosovës përmes së cilave kërkojnë të bindin ligjvënësit që t’iu plotësohet kjo kërkesë.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate