Anëtarët e sektit janë shpallur fajtorë në një gjykatë në Changuinola, në verilindje të vendit, për lidhjen dhe rrahjen e viktimave të tyre, gjashtë fëmijë të moshës një deri në 17 vjeç, anëtarë të komunitetit indigjen, Ngabe Bugle në El Terron. Ata besojnë se në këtë formë “i dëbojnë demonët”. Gruaja shtatzënë, e cila u tërhoq zvarrë me dhunë në kishën ku u mblodh sekti, u rrah para pesë fëmijëve të saj, të cilët më pas u vranë. Dëshmitarët e masakrës, vetë të plagosur, u larguan dhe thirrën policinë. Me të arritur, policia gjeti në kishë rreth pesëmbëdhjetë persona të ndaluar, mes tyre edhe disa fëmijë. Gjatë hetimeve u gjetën trupat e viktimave, të lidhura dhe në fazë të avancuar shpërbërjeje, në një varr të përbashkët një orë më këmbë nga vendi i krimit. /Telegrafi/