12/30/2025 11:27:58 AM

The Washington Post: Rusia po planifikon ofensivë kundër Ukrainës me deri 175.000 trupa

Duhet të lexoni

Gazeta e njohur amerikane, “The Washington Post”, raportoi të premten se Rusia është duke përgatitur një ofensivë në shumë fronte me përfshirjen e deri 175.000 trupave vitin e ardhshëm. Ky raportim erdhi pasi Ukraina paralajmëroi se një sulm i gjerë mund të jetë duke u planifikuar për muajin e ardhshëm.

Përktheu: Nasuf AbdyliGazeta Express

 

Përderisa tensionet mes Uashingtonit e Moskës po rriten për shkak të pushtimit të mundshëm rus të Ukrainës, inteligjenca amerikane ka zbuluar se Kremlini është duke planifikuar një ofensivë në shumë fronte në fillim të vitit të ardhshëm me përfshirjen e deri 175.000 trupave, sipas zyrtarëve të ShBA-së e një dokumenti të inteligjencës, të siguruar nga gazeta “The Washington Post”.

Kremlini i ka lëvizur trupat drejt kufirit me Ukrainën përderisa ka kërkuar që Uashingtoni të garantojë që Ukraina nuk do të bëhet pjesë e NATO-s dhe se aleanca do të përmbahet nga aktivitete të caktuara ushtarake në dhe përreth territorit të Ukrainës. Kriza ka nxitur frikë për një luftë të përtërirë në tokën evropiane dhe vjen para një takimi të planifikuar virtual javën e ardhshme mes presidentëve Joe Biden të ShBA-së e Vladimir Putin të Rusisë, përcjell Gazeta Express.

“Planet ruse bëjnë thirrje për një ofensivë ushtarake kundër Ukrainës në fillim të vitit 2022 me një shkallë forcash dyfish më të madhe se ajo që e kemi parë në pranverën e kaluar gjatë ushtrimeve të Rusisë afër kufijve të Ukrainës”, tha një zyrtar i administratës amerikane, duke folur në kushte anonimiteti. “Planet përfshijnë lëvizje të gjerë të 100 grupeve taktive të batalioneve me një personel të vlerësuar prej 175.000 pjesëtarësh, bashkë me mjete të blinduara, artileri e pajisje”, shtoi zyrtari.

Dokumenti i paklasifikuar i inteligjencës amerikane, i siguruar nga gazeta prestigjioze, në të cilin përfshihen fotografi satelitore, shfaq forca ruse të grumbulluara në katër vende. Sipas këtij dokumenti, tash për tash janë të angazhuara 50 grupe taktike të fushëbetejave, bashkë me tanke e artileri “që kanë arritur së fundi”.

Përderisa Ukraina ka vlerësuar se Rusia ka përafërshisht 94.000 trupa afër kufirit, dokumenti amerikan thotë se kjo shifër është 70.000, por parashikon një grumbullim deri në 175.000 ushtarë dhe përshkruan lëvizje të gjerë të grupeve taktike të batalioneve drejt dhe nga kufiri “për t’i turbulluar qëllimet dhe për të krijuar paqartësi”.

Analiza amerikane e planeve ruse është e mbështetur pjesërisht në imazhet satelitore që “shfaqin njësi të ardhura së fundi në vende të ndryshme përgjatë kufirit të Ukrainës gjatë muajit të kaluar”, tha zyrtari amerikan.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate