A ju ndodh shpesh që kur ju bie alarmi për t’u zgjuar në mëngjes, ju e fikni atë, ktheheni nga ana tjetër dhe vazhdoni të flini? Nëse po, nuk keni faj. Trupi ynë nuk është i programuar për të filluar të punën para orës 10:00 të mëngjesit.
Nisja e punës pas orës 10:00 të mëngjesit
Për momentin është utopi, por në të ardhmen duhet të jetë realitet për të rritur produktivitetin dhe mirëqenien. Këtë e bën të ditur një studim i fundit i kryer nga profesori Paul Kelley, kërkues i asociuar i Universitetit të Oksfordit, në Institutin e Neuroshkencës, në lidhje me ritmin cikardian dhe gjumin.
Thirrja e tij është e rëndësishme dhe provokuese. Shkollat dhe shumë kompani duhet ta spostojnë orarin e fillimit të punës, për të respektuar dhe për të punuar sipas ritmeve biologjike të studentëve dhe të punonjësve.
Kjo është një çështje e privimit të gjumit, kur jemi të detyruar të ngrihemi sipas një alarmi të caktuar dhe jo natyrshëm – shpjegon Kelley në një intervistë për ‘The Guardian’. Humbja e orëve të gjumit ka pasoja edhe tek shëndeti – kërkime të ndryshme tregojnë se privimi nga gjumi lidhet më diabetin, depresionin, obezitetin dhe një sistem imunitar më të dobët.