12/26/2025 10:54:16 PM

Dënohet me vdekje burri që vrau priftin në Egjipt

Duhet të lexoni

Dënohet me vdekje një burrë që vrau një prift me thikë në Egjipt.

Nehru Tawfiq, 60 vjeç, u dënua në gjykatën penale të Aleksandrisë për vrasjen e priftit 56-vjeçar Arsanious Wadid dhe posedim të paligjshëm të një thike. Avokatët e tij kishin argumentuar se vrasja nuk ishte e qëllimshme. Wadid u vra në një shëtitore të njohur bregdetare në qytetin mesdhetar të Aleksandrisë në prill.

Hetuesit zbuluan se Tawfiq ishte një islamist me prejardhje ekstremiste. Gjatë seancës gjyqësore të muajit të kaluar, ai u paraqit në gjykatë në një pjesë të mbyllur të dhomës duke thirrur "Zoti është i madh" në arabisht.

Ai u përpoq të recitonte vargje nga Kurani, libri i shenjtë mysliman, përpara se gjykatësit ta urdhëronin të heshtte. Sulmi shënoi dhunën e fundit sektar në Egjipt.

Ekstremistët islamikë kanë shënjestruar vazhdimisht të krishterët në vitet e fundit, veçanërisht pas përmbysjes ushtarake të presidentit Mohammed Morsi, në vitin 2013.

Në shtator 2017, një mbështetës i dyshuar i grupit të Shtetit Islamik goditi me thikë një mjek të krishterë 82-vjeçar në Kajro. Ai u dënua me vdekje.

Koptët egjiptianë komuniteti më i madh i krishterë në Lindjen e Mesme – përbëjnë rreth 10 për qind të 103 milionë banorëve të vendit dhe vazhdimisht ankohen për diskriminim nga shumica myslimane.REL


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate