12/26/2025 7:05:37 PM

Gjermania kërkon gjak

Duhet të lexoni

Gjermani ndodhet në krizë sa i përket rezervave të gjakut.

Çdo ditë rreth 14.000 preparate gjaku për të furnizuar pacientët që kanë nevojë. Por raftet janë gati bosh në një kohë që spitalet kanë nevojë për rezerva të mjaftueshme edhe për shkak të gjendjes së pasigurtë në lidhje me virusin Corona.

Gjatë pandemisë u shtynë mjaft operacione që nuk lidheshin me rrezik jete, e ato kanë filluar të zhvillohen këto muaj, duke rritur kërkesën për të konservuar gjak në spitale, është shprehur një zëdhënës i Shërbimit të Dhurimit të Gjakut të Kryqit të Kuq gjerman, DRK, në bisedë me AFP. "Kemi shumë pak konserva për një kohë të ndërmjetme, shumë pak rezerva, raftet gati kudo janë bosh."

Rënia gjatë pandemisë dhe shkaqet demografike

Aktualisht rezervat që nevojiten kaq shumë kanë rënë pjesërisht në 30%, thuhet nga DRK. Janë një sërë faktorësh që kanë çuar në një situatë kritike. Si një prej arsyeve shihet periudha e udhëtimeve në verë, pra dhuruesit potencialë thjesht nuk janë prezent. Arsyeja tjetër- pandemia.Gjatë periudhës së pandemisë dhe mbylljeve të përkohshme u kufizua shumë edhe hyrja në klinika, dhe kjo ka çuar në rënie të dhurimeve. Vërtet, sipas DRK, ka mjaft dhurues për herë të parë, që sidomos gjatë pandemisë ndihmuan grupet e rrezikuara. Por këta dhurues të rinj, duhet të rifitohen sërish, e të binden që të ofrojnë rregullisht gjak.

Një rol tjetër në mungesën e rezervave të gjakut luan edhe ndryshimi demografik në Gjermani. Nga njëra anë dhurimi i gjakut është vetëm i mundur deri në moshë të caktuar. Pra vjen një moment që dhuruesit e rregullt dalin nga lista e dhurimit. Nga ana tjetër me rritjen e numrit të personave të moshuar rritet edhe nevoja për më shumë rezerva gjaku. Rezervat e gjakut mbahen vetëm për 42 ditë, përqëndrime të caktuara madje vetëm pak ditë.

"Kemi nevojë një kthesë të trendit"

"Ne kemi nevojë tani për një kthesë të këtij trendi", për të mënjanuar një gjendje emergjence, është shprehur një zëdhënës i DRK. Aktualisht vetëm 3% e të gjithë dhuruesve potencialë vijnë rregullisht për të dhuruar gjak. Për të mbuluar nevojat në të gjithë Gjermaninë nevojiten të paktën 6% dhurues. Një ose dy herë dhurime në vit janë një kontribut i mirë, thuhet.

Kush lejohet të dhurojë

Në Gjermani lejohen të dhurojnë të gjithë personat nga mosha 18-68 vjeç. Përjashtime bëhen në raste sëmundjesh të caktuara, gjatë shtatzanisë apo udhëtimeve në zona të caktuara ku ka rrezik për sëmundje si malarja. Edhe pas infektimit me Corona nuk lejohet dhurimi i gjakut për dy javë pas shërimit.

Femrat mund të dhurojnë katër herë ndërsa burrat gjashtë herë gjak në vit. Mes dy dhurimeve duhet të ketë një pushim prej tetë javësh, që trupi të kompensojë humbjen e hekurit. Me një dhurim gjaku mund t’u ndihmohet deri 6 personave. DW


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate