12/26/2025 11:16:49 AM

Kurti në Prekaz: Lufta çlirimtare nuk mund të paramendohet pa Jasharët

Duhet të lexoni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti në Ditën e Çlirimit të vendit kanë vazhduar me homazhe edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Shefja e shtetit, Vjosa Osmani, u shpreh se në Prekaz u vulos liria me sakrificën dhe trimërinë e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari.

“Jemi këtu në Prekaz këtu në ditën kur të gjithë ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë ata që ranë për liri, por mbi të gjitha këtu në Prekaz ku u vulos liria jonë me sakrificën dhe trimërinë e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari. Duam të tregojmë edhe njëherë se e kaluara jonë asnjëherë nuk mund të harrohet, përkundrazi ajo gjithnjë na shërbejnë si një fanar ndriçues në çdo hap që e bëjmë përpara drejtë forcimit të shtetit, lirisë sonë dhe demokracisë të ndërtuar me aq shumë mund dhe aq shumë sakrifica”, tha ajo.

Ndërkaq, kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti deklaroi se lufta çlirimtare nuk mund të kujtohet e as të paramendohet nga askush pa Jasharajt.

“Tre breza luftuan tri ditë në atë që sot e dimë të gjithë ne dhe jo vetëm ne si epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prekazi heroik është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare andaj sot u themi të gjithë qytetarëve të Republikës, shqiptarëve mbarë, urime 12 Qershori, Dita e Çlirimit  edhe e Paqes, e cila i ka rrënjët pikërisht këtu te sakrifica dhe flijimi i familjes së gjerë Jasharaj, me ç’rast nga 59 veta gjithsej, gjysma ishin fëmijë e gra krahë për krahë me komandantin, kryekomandantin Adem Jashari, bacën Shaban, Hamzën dhe të gjithë të tjerët aty”, tha ai.

Delegacioni shtetërori vazhdoi për nderime tek Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të NATO-s

Krerët shtetërore kanë filluar me homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Sot nga ora 12:00 të mbahet një performancë e Orkestrës Frymore të FSK-së dhe Togut Ceremonial të FSK-së – nga Sheshi “Skënderbeu” deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”, si dhe manifestimi qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, nën përkujdesjen e Presidencës së Kosovës.

Kosova sot feston 23-vjetorin e çlirimit. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh  kundër pozicioneve të ushtrisë serbe trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës. Aleanca e atlantikut te veriut i dha fund luftës gati dyvjeçare midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave pushtuese serbe

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate