12/26/2025 5:30:58 AM

Çka po fsheh PDK dhe Kryetari Totaj në Prizren?

Duhet të lexoni

PDK në Prizren dhe Kryetari i saj Shaqir Totaj, njëherësh Kryetar i Komunës së Prizrenit, po tentojnë t’i mbajnë në heshtje pakënaqësitë dhe reagimet e forta, të shfaqura nga parregullësitë, anulimi i Konkursit për drejtorë dhe shpalljes së kandidatëve të përzgjedhur nga Komisioni për intervistim.

Vetëkënaqësia e Totajt dhe e disa drejtorëve të tij rreth punëve në përfundim të projektit për vënien e asfaltit sipërfaqësor në rrugën qendrore, ku doli për ta monitoruar edhe kreu i partisë, Memli Krasniqi, doli të jetë bumerang në takimin e mëvonshëm me strukturën e partisë, mbajtur në Parkun e Qytetit.

Referuar burimeve, aty janë shfaqur haptas kritika nga njerëz meritor, ndaj të cilëve siç është thënë po tentohet anashkalim dhe mungesë vëmendjeje, e deri te ndërprerja e komunikimit nga kreu lokal i partisë. Pakënaqësi më të medha ka pasur nga një përfaqësues rajonal i nëndegëve, duke i përcjellë ato të kuvendarëve të këtij subjekti në Asamblenë Komunale. Reagime të forta ka pasur edhe rreth Konkursit për drejtorë, ku siç njoftohet janë paraqitur “parregullsitë dhe paaftësia për organizimin e tij” nga drejtuesit e Drejtorisë Komunale të Arsimit, që ndonëse është pritur për 6 muaj pas marrjes së detyrës së Totajt, ka çuar në anulimin e tij për mëse 25 shkolla, raporton Gazeta e Prizrenit.

Pos Memli Krasniqit në takim kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë, si Uran Ismaili, Abelard Tahiri, Vlora Çitaku e të tjerë, të cilët kanë dëgjuar jo vetëm për gjysmëvitin e parë të qeverisjes së partisë së tyre në Prizren, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhet dega, ku pos hatërmbetjeve të shumta, ka irritime e deri te kërcënimet për mosbindje të disa përfaqësuesve të këtij subjekti në Kuvendin Komunal.

Në anën tjetër, siç është njoftuar, për shkak të parregullsive të Konkursit, e deri te dyshimet për heqje të qëllimshme të ndonjë dokumenti nga dosja e dorëzuar, njëri nga kandidatët profesori Qazim Morina, tashmë ka dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë e Prizrenit- Departamenti për Krime të Rënda.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate