12/23/2025 4:11:13 AM

Kush është Darwin Nunez: Sulmuesi ‘100 milionësh i Liverpool’

Duhet të lexoni

Sulmuesi i Benficas, Darwin Nunez, do të jetë transferimi i parë i Liverpool për këtë sezon. Gjatë ditës së sotme është raportuar në mediat ndërkombëtare se drejtuesit e të dyja skuadrave tashmë veçse kanë rënë dakord për transferimin e tij në ‘Anfield Road’ dhe pritet t’i kushtoj Liverpool’it 80 milionë euro dhe 20 milionë të tjera bonuse, transmeton Gazeta Metro.


Darwin Nunez i cili vjen nga Amerika Latine, më saktësisht nga Uruguai, sezonin e kaluar kishte qenë golashënuesi më i mirë në Superligën e Portugalisë.

Ai në 28 ndeshje të luajtura kishte shënuar 26 gola, duke shënuar kështu gjashtë (6) gola më shumë se ndjekësi i tij i parë sulmuesi i Portos, Mehdi Taremi.

I lindur në Artigas, Nunez iu ishte bashkangjitur në moshën 14-vjeçare skuadrës së famshme uruguaiane, Penarol. Ai debutimin e tij në Superligë e kishte bërë më 22 nëntor të vitit 2017, ku kishte zëvendësuar në pjesën e dytë ish-mesfushorin e Liverpool, Maxi Rodriguez.

Mirëpo, problemet me gjurin e tij në fillimet e karrierës, kishin bërë që ai të mungoi disa muaj dhe për këtë arsye kishte zhvilluar vetëm 22 ndeshje me Penarol dhe kishte shënuar katër (4) gola.

 

Më 29 gusht 2019, skuadra spanjolle, Almeria kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Nunez, për shumën e 4.5 milionë dollarëve plus 1.5 milionë dollarë bonuse.

Në Almeria uruguaiani qëndroi vetëm një sezon sepse kishte treguar paraqitje të shkëlqyeshme, duke qenë golashënuesi i katërt më i mirë në Segunda Division. Nunez në 30 paraqitje kishte realizuar 16 gola.

 

Paraqitjet e mira me Almerian, i ranë në sy drejtuesve të Benficas të cilët më 4 shtator 2020 zyrtarizuan transferimin e tij në Portugali. Ai nënshkroi kontratë pesëvjeçare me klubin portugez, i cili kishte paguar 24 milionë euro për lojtarin.

 

Kjo ishte edhe marrëveshja me çmimin më të lartë arritur ndonjëherë nga Almeria dhe Segunda Division, me klubin që do të marr gjithashtu 20% nga transferimi i tij i ardhshëm.

Në dy sezone në të gjitha garat me Benfican, Nunez është paraqitur në 84 ndeshje, kurse ka realizuar 47 gola dhe ka regjistruar edhe 16 asistime. Në edicionin e tij të parë kishte shënuar 13 gola në 43 takime, ndërsa stinori tjetër kishte qenë ‘shpërthyes’ sepse kishte realizuar 34 gola në 41 paraqitje.

 

1

Pas largimit të sulmuesit, Divock Origi, dhe me shumë mundësi largimit edhe të Sadio Mane, Darwin Nunez do të jetë zëvendësuesi i dy futbollistëve të lart cekur. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, kishte rënë në ‘dashuri’ me sulmuesin pas paraqitjeve shumë të mira të tij në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kundër ‘The Reds’. /gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate