Sibel Halimi, që është edhe zëdhënëse e LDK-së, në profilin e saj në Facebook, ka thënë se Kosova nuk e ka luksin për t’u përçarë me Shqipërinë. Pas raportimeve për raporte të ftohta të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Edi Rama në samitin SEECP, që po mbahet në Selanik të Greqisë, Halimi ka vlerësuar se dy shtetet kanë nevojë për bashkëpunim të ndërsjellë dhe ndihmë reciproke.