12/21/2025 8:43:25 AM

Jasharaj s’pret lëvizje të mëdha në Testin Pisa: Uroj të lëvizim nga pozita që e kishim

Duhet të lexoni

Ekspertët e arsimit po vlerësojnë se është vështirë që edhe këtë vit të ketë rezultate pozitive ne testin ndërkombëtar të njohur si PISA. Ata kërkojnë koordinim institucional, inspektim e vlerësim rë vazhdueshëm të mësimdhënësve.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj shpreson që Kosova të rangohet në një pozitë më lartë, ndonëse nuk pret lëvizje të mëdha.

Jasharaj bënë thirrje që të mos ketë fyerje ndaj individëve, por të gjendet kompromis sa i përket nivelit të arsimit.

“Ne duhet të jemi të sinqertë me vetveten. Ne nuk mund të presim ku me dit se çka, ndonjë lëvizje shumë të madhe nga ato dy teste PISA tjera. Por uroj që sado pak të lëvizim nga ajo pozita që e kishim shumë të ulët në rangim dhe uroj që për disa vende të ecim përpara. Por ajo që uroj të bëhet pos rezultateve të testit PISA qofshin këto që kemi tani mos të ketë fushatë një javore, fyerje, sharje ndaj individëve, por të ulemi të gjithë bashkë të shohim se diçka nuk po shkon si duhet dhe bashkërisht të gjejmë ku është pika e dobët edhe në arsim në mënyrë që të shkohet përpara”, tha Jasharaj.

Madje, ai shtoi se po insistojnë që punëtorët e arsimit të jenë të monitoruar, krejt kjo sipas tij, në mënyrë që shteti të forcojë departamentin e inspektorëve.

“Ne po insistojmë që punëtorët e arsimit të jenë të monitoruar nga afër që shteti të forcojë departamentin e inspektorëve që t’i dërgojë në klasë në mënyrë që të shikohen se si po punojnë mësimdhënësit e Kosovës. Nuk po them se i kemi mësimdhënësit e përkryer. Pjesa më e madhe janë të angazhuar por ata meritojnë të që këshillohen dhe mbështeten nga njerëz profesional dhe ata janë inspektorët”.

Edhe drejtori ekzekutiv i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja ka thënë se është vështirë të pritet rezultat më i mirë sesa në vitet e kaluara për testin PISA.

Tutje, Qehaja theksoi se së paku këto rezultate duhet të shpërbejnë për reflektim të institucioneve për përmirësim të cilësisë në arsimin.

“Ne kemi përmbyllur testimin e nxënësve për PISA për këtë vit dhe me shpresën që të njëjtit nxënës na kanë ofruar një performancë të mirë këtë vit për dallim prej testimeve të mëparshme. Ajo çfarë për të cilën të gjithë janë te vetëdijshëm, është, që për shkak të mangësive të sistemit arsimor, për shkak të metodologjive të mësimdhënies të orientuar në memorizim. Është vështirë të pritet apo mendohet ndonjë rezultat me i mirë sesa në vitet e kaluara. Ne besojmë që nuk mund të ketë ndonjë rankim apo pozicionim më të mirë në testin PISA”.

Urojmë që së paku këto rezultate të shpërbejnë për reflektim te institucioneve për nevojën për përmirësim të cilësisë në arsimin. Për neve është me shumë interes që të kemi një rishikim të kurrikulës. Që mësimdhënësit tanë të përkrahen për zbatim të kurrikulës me kompetenca. Që pedagogjia të orientohet në kompetenca dhe jo në të mësuarit mekanik. Pra, janë këto ndryshime në mesin e plot tjerave, qe natyrshëm do të mund të na sjellin një rezultat më të mirë në PISA – përmirësimi në PISA nuk duhet të jetë qëllim në vete, por përmirësimi i cilësisë së arsimit si përgjegjësi ndaj nxënësve tanë”, tha Qehaja.

Sipas tij, ajo çka është e domosdoshme të ndodh është të instalohen mekanizma të vlerësimit dhe menaxhimit të vazhdueshëm të performancës së mësimdhënësve, raporton EO.

“Të gjithë pa përjashtim, përfshirë institucionet qendrore dhe lokale, dhe vet institucioni i shkollës duhet te rrisin llogaridhënien, dhe të ofrojnë mësimdhënie cilësore si përgjegjësi ndaj nxënësve pikë së pari. Vlerësimi i mësimdhënësve është i përcaktuar me legjislacionin aktual, mirëpo fatkeqësisht ende nuk kemi ndonjë vlerësim te mirëfilltë te mësimdhënësve”.

“Ajo çka është e domosdoshme të ndodh është të instalohen mekanizma të vlerësimit dhe menaxhimit të vazhdueshëm të performancës së mësimdhënësve, pra nuk i shërben përmirësimit te gjendjes një vlerësim i performances një herë në 5 vjet, por kemi nevoje për llogaridhënie në përditshmëri për mësimdhënien që ofrohet”, tha ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate